Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber, tani ka edhe një anëtare të re në familje.

Ai emocionoi të gjitha fansat duke i lajmëruar ata se që nga sot, Justin ka tashmë edhe një motër.


Këtë lajm, këngëtari e ka bërë të ditur duke publikuar një fotografi të të sapolindurës në rrjetin social Instagram.

GettyImages 827672816

Në mbishkrimin e imazhit, Justin zbulon edhe emrin e motrës së tij, të cilën familja kanë vendosur ta quajnë Bay.

“Njihuni me anëtaren më të re Bieber, motra ime e vogël, Bay Bieber” ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

E vogla Bay është fëmija i dytë për bashkëshorten e babait të Justinit, Chelseyn, e cila gjithashtu ka një vajzë 11-vjeçare, Allie, dhe fëmija i katërt për babanë e Justinit, Jeremy, i cili ka edhe tre fëmijë: Jaxon, 8, Jazmyn, 10 dhe Justin, 24 vjeç.

Justin Bieber është fejuar me modelen Hailey Baldwin muajin e kaluar, dhe pritet që së shpejti të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. /Telegrafi/

GettyImages 630748996