LAJMI I FUNDIT:

Jurgen Klopp e do transferimin e yllit të Real Madridit

Jurgen Klopp e do transferimin e yllit të Real Madridit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thuhet se synon gjatë afatit kalimtar të verës transferimin e yllit të Real Madridit, Aurelien Tchouameni.  

Siç u tregua edhe gjatë ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve, Real Madridi dhe Liverpooli kanë një marrëdhënie relativisht të mirë. Dyshja kanë luajtur shumë herë në vitet e fundit, duke përfshirë dy finale të Ligës së Kampionëve.

Klopp, mund të kërkojë të përfitojë nga raportet e mira mes skuadrave këtë verë, pasi ai synon të përmirësojë opsionet e tij në mesfushë.


Tchouameni mbetet prapa në përzgjedhje te Reali, Liverpooli gati të ndërhyjë
Lexo po ashtu Tchouameni mbetet prapa në përzgjedhje te Reali, Liverpooli gati të ndërhyjë

Sipas mediumit El Nacional, klubi i Ligës Premier po përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh për Aurelien Tchouameni.

Tchouameni ka humbur vendin e titullarit të padiskutueshëm në skuadrën e Carlo Ancelottit kohët e fundit, pas ringjalljes së francezit Eduardo Camavinga.

Mesfushori francez iu bashkua Real Madridit vetëm verën e kaluar, por duket se ekziston një mundësi e vogël që ai të largohet pas vetëm një viti, edhe pse kohët e fundit është raportuar se Los Blancos duan ta mbajnë atë në klub.

Përshtatja e Tchouamenit me jetën në Real Madrid ka qenë më e ngadaltë se sa pritej, por ai duket se ruan mbështetjen e plotë të hierarkisë së klubit. Nuk ka gjasa që ta shohim atë të largohet këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori