LAJMI I FUNDIT:

Julian Assange lejohet që të martohet me partneren në burg

Julian Assange lejohet që të martohet me partneren në burg

Julian Assange i është dhënë leja për t’u martuar me partneren e tij, Stella Moris në burgun Belmarsh.

Themeluesi i Wikileaks dhe Moris kanë dy djem së bashku, të cilët ajo tha se ishin ngjizur ndërsa ai jetonte brenda ambasadës ekuadoriane të Londrës.


Shërbimi i burgut tha se aplikimi i Assange “u konsiderua në mënyrën e zakonshme nga guvernatori i burgut”. Moris i tha PA se ishte “e lehtësuar që arsyeja [kishte] mbizotëruar”, transmeton Telegrafi.

Ajo shtoi se “Shpresoj se nuk do të ketë më ndërhyrje në martesën tonë”, raporton bbc.

Të burgosurit kanë të drejtë të aplikojnë për t’u martuar në burg sipas Aktit të Martesave të vitit 1983 dhe kur aplikimet miratohen, ata duhet të përballojnë shpenzimet e plota të martesës, pa ndihmën e tatimpaguesit.

Në një intervistë me Mail të dielën vitin e kaluar, zonja Moris, një avokate e lindur në Afrikën e Jugut, zbuloi se ajo kishte qenë në një lidhje me Assange që nga viti 2015 dhe kishte rritur vetë dy djemtë e tyre të vegjël.

Në një video të postuar në llogarinë e Wikileaks në YouTube, ajo tha se ishte takuar me Assange në vitin 2011 kur ajo iu bashkua ekipit të tij ligjor. Moris shtoi se e kishte vizituar atë në ambasadë pothuajse çdo ditë dhe “e kishte njohur shumë mirë Julian”. Çifti ranë në dashuri në vitin 2015 dhe u fejuan dy vite më vonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori