Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike, Çedomir Jovanoviq, në një intervistë të gjatë për Kosova 2.0 ka folur për politikën e tij pro pavarësisë së Kosovës. I pyetur se përse ai është një përkrahës i pavarësisë ai është përgjigjur shkurt “sepse është një realitet”.
“Sepse është diçka e vërtetë. Një realitet. Si mund t’ju them ndryshe kur është realitet? Nuk ishte qëllimi im. Ta injoroni realitetin pas asaj që ndodhi para dhe pas viteve ’90?. Çdo politikan serb pas kamerës më thotë se kam të drejtë. Çdo qytetar në Serbi sot me një logjikë të shëndetshme ju tregon se unë kam të drejtë në këtë çështje dhe në fund ne thjesht vazhdojmë kështu – duke humbur kohë”, tha ai.
Jovanoviq deklaroi se presidenti i Serbisë pranoi që lista serbe të mbështet qeverinë e Haradinajt sepse i është dukur alternativë më e mirë sesa mbështetja e Albin Kurtit.
“Ju e dini, Vuçiç tha se ne duhet të votojmë për Haradinajn sepse ai është një zgjedhje më e mirë se Albin Kurti. Sigurisht që ai duhet të japë disa shpjegime. Haradinaj është një kriminel lufte sipas gjykatave tona. Gjykata jonë e akuzon, dhe në fund, lista serbe voton për Haradinajn. Vucic duhet të luajë këtë rol”
Ai ka folur edhe për rolin e Listës serbe në Kosovë, duke thënë se është instrument i Beogradit në Kosovë.
Për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë thotë se është në dëmë të Kosovës.
“Jo, nuk e mbështes atë, sepse është një kërcënim për të ardhmen e Kosovës. Është një shenjë se ne nuk jemi në gjendje të jetojnë së bashku si qytetarë në të ardhmen, por që ne duhet të ndahemi. Kemi nevojë për serbë të Kosovës të integruar plotësisht. Nuk është e lehtë, sepse e kaluara jonë është plot gjakderdhje. Duhet të jemi më të përfshirë në ndërtimin e paqes. Por ne nuk mund të jemi në trenin vdekjeprurës për përjetësinë – për të vrarë njëri-tjetrin dhe për të shkatërruar njëri-tjetrin”, ka thënë ai.
I pyetur për pranin ruse në rajon, ai ka thënë se është i frikësuar nga ky fakt, pasi për Moskën, Kosova është një shtet kriminal.
“Po sigurisht se kam frikë. Për shkak se ata duan të na përdorin dhe ne jemi një mjet i përsosur për një rrëmujë të re në këtë pjesë të Evropës. Ata mbështesin forcat e viteve ’90, të nacionalizmit. Ata mbështesin [Milorad] Dodik dhe kanë një qasje të tmerrshme ndaj Kosovës. Për zyrtarët në Moskë, Kosova është një shtet kriminal. OK, ndoshta në Kosovë mund të përballemi me kriminelët që janë të njëjtë në Moskë. Por ideja është një shtet kriminal është një turp. Por prapa kësaj është të na shtyjë në një luftë të re, sepse çdo luftë në Ballkan është e dobishme për Rusinë”, tha ai tutje.
Çedomir Jovanoviq foli edhe për politikën që do ta aplikonte ndaj Kosovës nëse do të bëhej kryeministër i Serbisë.
“Unë nuk kam asnjë të drejtë ta ndaloj Kosovën. Nëse ju dëshironi të bëheni pjesë e UN. në rregull, bëhuni pjesë e UN. Nëse dëshironi të jeni pjesë e UEFA’së, bëhuni pjesë e saj. Dua të luaj futboll me ju. Më mirë futboll se luftëra. Nuk jam i lumtur që nuk jeni pjesë e UNESCO-së. Për mua, është më e mirë nëse Kosova është në UNESCO sesa në një vrimë të zezë. Politikanët tanë po tregojnë muskujt e tyre, duke na thënë: “Unë kam muskuj për t’i bllokuar ata nga të qenit pjesë e UNESCO-së.” Ideja ime është të punojmë së bashku në këto çështje. Le ta hapim kufirin dhe së bashku të hapim perspektivat e integrimit evropian – pa asnjë gënjeshtër”, ka thënë ai për 2.O.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harxhimet mujore për një familje në Maqedoni në muajin shkurt arrijnë mbi 63 mijë denarë

Pas Abdixhikut, Doarsa Kica e Hykmete Bajrami – listat me kandidatët më të votuar të LDK-së

Limani për çerdhet në Haraçinë dhe Likovë: Ministria përmbushi obligimet e saja, radhën e kanë kryetarët e komunave

Numërohen 100% të votave për partitë politike – ky është rezultati preliminar nga KQZ

Renditja e kandidatëve të partive politike - emra të njohur mbesin jashtë Kuvendit, e të rinjtë befasojnë

Ngritet aktakuzë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh

Sa vota grumbulluan kryetarët e komunave që garuan për një ulëse në Kuvend?

Çiftit në Banjskë iu kërkua të largohen nga fshati, Prokuroria interviston një të dyshuar

Ushtarët e KFOR-it marshojnë në kampin Bondsteel

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij