LAJMI I FUNDIT:

Josa: Kemi një mal për të ngjitur, nuk më pëlqeu loja e skuadrës në fund

Josa: Kemi një mal për të ngjitur, nuk më pëlqeu loja e skuadrës në fund

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, ka folur për ndeshjen me Lirinë që skuadra e tij e fitoi 3-0.

Ai ka thënë se skuadra e tij bëri mirë, kur i kërkonte zbrazësitë që Liria i linte prapa.

“Goli i parë na liroi sa i përket veprimeve tona. Mund të them se jam i kënaqur në momente të caktuara të ndeshjes, sidomos atëherë kur kapnim zonat bosh të kundërshtarit me pasimet në thellësi, por nuk jam aspak i kënaqur me pjesën tjetër të lojës”.


“Në 20 minutat e fundit nuk kemi luajtur si kolektiv, por tentuam ti bënim gjërat në mënyrë individuale dhe kjo nuk guxon të ndodh, pasi që kemi një malore për ta bërë dhe kjo malore kërkon disiplinë”, deklaroi Mirel Josa për Super Sport Kosova.

Josa u pyet për mbrojtjen e Lirisë që shpesh ishte pothuajse me të gjithë skuadrën prapa.

“Liria në fakt u mbrojt me nëntë futbollistë dhe portieri dhjetë”.

“Mbyllën mirë zonat dhe ishin repartet e koordinuara, me ç’rast edhe na vështirësuan punën të çanim drejt portës, por e rëndësishme ishte të realizohej goli i parë dhe më pas rrodhën gjërat si rrodhën”, tha në fund Josa. /Telegrafi /

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori