LAJMI I FUNDIT:

Jorginho drejt Cityt, gjatë javës pritet konfirmimi

Jorginho drejt Cityt, gjatë javës pritet konfirmimi
(Foto: Getty Images)

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se klubi është në bisedime me Manchester Cityn dhe në ditët në vijim pritet të arrihet marrëveshja për transferimin e tij në Angli.

Klubi anglez ka bërë ofertë prej 40 milionë eurosh plus pesë milionë tjera në formë bonusesh, mirëpo De Laurentiis e ka refuzuar.

(Foto: Getty Images)

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se oferta e re është 47 milionë euro plus gjashtë milionë të tjera në formë bonusesh që është e përafërt me shifrën e kërkuar nga Napoli prej 60 milionë eurosh.


Të gjitha lajmet për Jorginhon
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Jorginhon

“Mendoj se marrëveshja mund të arrihet në ditët në vijim. Gjithçka është e mundur, sepse kemi raporte të mira me Manchester Cityn dhe njerëzit e tyre, por duhet të bisedojmë”.

(Foto: Getty Images)

“Akoma nuk kemi arritur marrëveshje për çmimin e lojtarit, por do të jemi afër përmbylljes, sepse ata kanë bërë një ofertë në ditët e fundit”, ka deklaruar De Laurentiis për Sun Sport.

Agjenti Joao Santos do të arrijë në Mançester të hënën për negociata të avancuara për ta përfunduar transferimin.

Përfaqësuesi i lojtarit e ka bërë të qartë se Jorginho do të jetë i pakënaqur në rast se nuk ndodh transferimi. /Telegrafi/