LAJMI I FUNDIT:

Jordan Kamçev sot ka dëshmuar për rastin “Haraçi”

Jordan Kamçev sot ka dëshmuar për rastin “Haraçi”

Biznesmeni Jordan Kamçev, këtë mëngjes ka dhënë dëshmi në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar për rastin “Haraçi”. Këtë për Nova TV e kanë konfirmuar nga vetë Prokuroria.

Kamçev është ftuar të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa më 2 maj ai e ka paraqitur këtë rast në Prokurori, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Të dyshuarit në këtë rast janë Bojan Jovanovski, Zoran Milevski dhe kryeprokurorja e PSP-së Katica Janeva, të cilët ndodhen në paraburgim.

Ata Jovanovski dhe Milevski dyshohet se me ndikimin e Janevës, i kanë marrë të holla Kamçevit, në mënyrë që t’ia lehtësojnë procedurën penale në rastin “Perandoria”, në të cilën Kamçev është i dyshuari i parë.

Për rastin “Haraçi”, gazeta italiane “La Verita” publikoi pamje dhe audio-incizime, në të cilat dëgjohej edhe zëri i Katica Janevës.

Fillimisht ajo tha se është keqpërdorur emri i saj, ndërsa para disa ditësh Prokuroria Themelore i zgjeroi hetimet ku Janeva u përfshi në mesin e të dyshuarve. Nga Prokuroria thanë se posedojnë dëshmi se Katica Janeva e ka keqpërdorur detyrën zyrtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori