Sportistët tonë po vazhdojnë të paraqiten në garat e ndryshme ndërkombëtare.

Dy notaret tona, Hana Fejzullahu dhe Jona Macula kanë vazhduar sot garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.


Jona garoi në 200 metra stil i lirë. Koha e saj ishte 2:23.63, që sipas trajnerit të saj, Ardian Hamiti, e ka përmirësuar për katër sekonda rekordin personal, por që nuk i mjaftoi të kualifikohet tutje.

Hana garoi në 100 metra bateri dhe pati kohën 1:09.30 sekonda, që ishte e pamjaftueshme për t'u kualifikuar tutje.

Theksojmë se noti vazhdon garat edhe të enjten dhe të premten në Azerbajxhan. /Telegrafi/

67470556 2940798199325533 1065194396699328512 n

telegrafi sport app