Rikthimi i shumëpritur i ish-kampionit të peshave të rënda të UFC-së, Jon Jones është përballur sy më sy me Cyril Gane, para meçit të tyre në fundjavë.
Një nga ngjarjet më të mëdha të vitit është pothuajse pranë nesh. UFC 285 do të ndalet të shtunën mbrëma në Las Vegas me kthimin e shumëpritur të Jon Jones.
Luftëtari amerikan do të bëjë debutimin e tij në kategorinë e peshave të rënda kur të përballet me ish sfiduesin e titullit, Ciryl Gane në ngjarjen kryesore në T-Mobile Arena.
THE RETURN IS HERE!! @JonnyBones meets @Ciryl_Gane in his comeback fight for the heavyweight title this Saturday!
[ #UFC285 | March 4th | Live on ESPN+ PPV: https://t.co/twBcYMJ3ve ] pic.twitter.com/JyZRt6fVI2
— UFC (@ufc) March 3, 2023
Të dy luftëtarët tashmë kanë kryer përballjen e tyre sy më sy dhe kanë bërë konferencën për shtyp para meçit që pritet të fillojë dikur pas orës 22:00.
Jones ka një rekord prej 26 fitoreve dhe 1 humbje, ndërsa Gane ka 11 fitore dhe 1 humbje.
Meçi i së shtunës mbrëma pritet të jetë shumë interesant dhe tifozët e arteve të përziera marciale mezi presin ta shohin. /Telegrafi/
JBJ pushed the belt away to get closer to Gane 👀 #UFC285 pic.twitter.com/8F3ksgiR2v
— UFC (@ufc) March 3, 2023