Jolie nuk shikon filma

33-vjeçarja ka debutuar si fëmijë në ekranin e madh përkrah babait të saj në filmin e vitit 1982, “Lookin' to Get Out”, ndërsa tani është njëra nga fytyrat më të njohura në botë. Megjithatë fituesja e Oskarit, e cila ka realizuar afër 40 filma deri më tani, thotë se ajo nuk pëlqen të shikojë filma dhe nuk ka kohë për filmat e saj.
“Disa filma nuk i kam parë aspak, ndërsa disa prej tyre i kam parë vetëm njëherë. Më shumë më pëlqen të bëj filma sesa t’i shoh ato. Në fakt nuk më pëlqen t’i shikoj filmat”, ka thënë Jolie, e cila sivjet është nominuar për çmimin Oskar për rolin e saj në filmin “The Changeling”.
Nga
Telegrafi
03/02/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































