Gjykata Supreme Amerikane ka vendosur që “Johnson&Johnson” duhet të paguajnë gjithsej dy miliardë dollarë dëmshpërblime për gratë që pretendojnë se kanë marrë kancer të vezoreve për përdorimin e pluhurit të kompanisë.

Gjyqtarët sot nuk komentuan për refuzimin e ankesës së paraqitur nga kompania “Johnson&Johnson”.


Kompania pretendoi se nuk mori trajtim të drejtë në një provë që përfshinte 22 gra me kancer, me origjinë të ndryshme nga 12 shtete të ndryshme, raporton thewallstreetjournal.

2021 06 01T133359Z 312971611 RC2PRN9E3HB9 RTRMADP 3 USA COURT JOHNSON JOHNSON  1

Gjykata e Misurit fillimisht dënoi kompaninë me 4.7 miliardë dollarë, por Gjykata e Apelit rrëzoi paditë e dy grave dhe uli dëmshpërblimin në dy miliardë dollarë.

Pluhuri i prodhuar nga kompania amerikane përmban asbest, i cili mund të shkaktojë kancer të vezoreve, vendosi gjykata, ndërsa kompania kundërshtoi të dyja pikat.

“Johnson&Johnson”, me qendër në New Brunswick, New Jersey, kanë ndaluar shitjen e pluhurit të tyre të famshëm për foshnje në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ndërsa është akoma në treg gjetkë në botë duke përfshirë Kosovën. /Telegrafi/