LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden uron Bajramin: Fryma e bashkimit le të vazhdojë gjatë gjithë vitit

Joe Biden uron Bajramin: Fryma e bashkimit le të vazhdojë gjatë gjithë vitit

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kanë festuar sot Fitër Bajramin pas 30 ditësh agjërimi.

Shumë personalitete vendore dhe botërore kanë uruar qytetarët e besimit islam me rastin e përfundimit të Ramazanit.


Një prej tyre ishte presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe bashkëshortja e tij, Jill kanë uruar festën e Bajramit.

Ata dërguan urime të ngrohta përmes rrjeteve sociale, duke shprehur respekt për myslimanët në mbarë botën.

“Jill dhe unë shprehim urimet tona më të ngrohta për të gjithë ata që festojnë Fitër Bajramin. Ndërsa myslimanët në mbarë botën e mbyllin muajin e Ramazanit, shpirti i bashkimit, dhembshurisë dhe shërbimit që kemi dëshmuar gjatë gjithë muajit mund të vazhdojë gjatë gjithë vitit”, Biden ka shkruar në llogarinë zyrtare në Twitter.

Ndryshe, festimet e Bajramit varen nga koha kur Hëna e re shihet prej autoriteteve fetare lokale.

Fitër Bajrami, festa treditore e myslimanëve që shënon fundin e muajit të agjërimit
Lexo po ashtu Fitër Bajrami, festa treditore e myslimanëve që shënon fundin e muajit të agjërimit

Theksojmë se muajt hënor zgjasin 29 ose 30 ditë, kështu që myslimanët zakonisht duhet të presin deri pas perëndimit të diellit në ditën e 29-të për të verifikuar datën e saktë.

Në natën e 29-të të muajit, monotiruesit lokalë të Hënës do të vëzhgojnë horizontin. Nëse Hëna e re është e dukshme, ditën tjetër është Bajram. /Telegrafi/