Joe Biden ka zbarkuar në Tel Aviv të Izraelit në vizitën e tij të parë në Lindjen e Mesme si president i Shteteve të Bashkuara.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, me të mbërritur në aeroportin Ben Gurion të mërkurën, Biden u përshëndet ngrohtësisht nga zyrtarët izraelitë dhe, në një fjalim, e përshkroi lidhjen e SHBA me vendin si “të thellë”.
“… Lidhja mes popullit izraelit dhe amerikan është e thellë… Jam krenar të them se marrëdhëniet e SHBA me Izraelin janë më të thella dhe më të forta se sa kanë qenë ndonjëherë”.
Udhëheqësi amerikan përsëriti gjithashtu mbështetjen e tij për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.
Ndërsa në një fjalim, kryeministri izraelit Yair Lapid e përshkroi Biden si një “sionist të madh”.
“Marrëdhënia juaj me Izraelin ka qenë gjithmonë personale”, tha Lapid, duke e quajtur Biden “një nga miqtë më të mirë që Izraeli ka njohur ndonjëherë”.
Kjo është vizita e dhjetë e Bidenit në këtë vend. E para e tij ishte në vitin 1973, kur ai ishte një senator i mandatit të parë amerikan nga Delaware.
Siç vë në pah Al Jazeera, përcjell Telegrafi, Biden do të kalojë dy ditë në Jerusalem në bisedime me udhëheqësit izraelitë, duke përfshirë Lapid dhe ish-kryeministrin Benjamin Netanyahu, përpara se të takohet me Presidentin e Autoritetit Palestinez (PA) Mahmoud Abbas të premten në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ai më pas do të marrë një fluturim të drejtpërdrejtë të paprecedentë nga Izraeli në Jeddah, Arabi Saudite – pasi mbretëria nuk e njeh ekzistencën e Izraelit – për bisedime me zyrtarët sauditë dhe për të marrë pjesë në një samit të aleatëve të Gjirit.
Izraeli, i cili është zhytur në ngërç politik përpara zgjedhjeve të 1 nëntorit, thotë se po ngre 1000 flamuj në të gjithë Jerusalemin për të mirëpritur liderin amerikan, i cili nuk e ka anuluar vendimin e diskutueshëm të ish-presidentit Donald Trump për të njohur qytetin si kryeqytet të Izraelit.
Palestinezët e shohin Jerusalemin Lindor të pushtuar si kryeqytetin e tyre dhe, përpara vizitës, kanë akuzuar Bidenin se nuk ka përmbushur premtimin e tij për të rivendosur SHBA-në si një ndërmjetës të ndershëm në konflikt.
“Ne dëgjojmë vetëm fjalë boshe dhe asnjë rezultat”, ka thënë Jibril Rajoub, një figurë e lartë në lëvizjen Fatah të Abbasit.
Biden do të takohet me Abbasin në qytetin e Betlehemit të Bregut Perëndimor të premten, por nuk ka pritje “të njoftimeve të guximshme” drejt negociatave të reja mbi shtetësinë palestineze, që do të thotë se vizita thjesht mund të thellojë zhgënjimin palestinez. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t’i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës
Hungaria në alarm, mbyllen 121 shkolla pas kërcënimeve me bombë – policia jep detajet e para
Në maj të vitit të kaluar izraelitët njoftuan se e kanë vrarë – shfaqet në një video i “gjallë” komandanti i Hamasit
Në maj të vitit të kaluar izraelitët njoftuan se e kanë vrarë – shfaqet në një video i “gjallë” komandanti i Hamasit
Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Hungaria në alarm, mbyllen 121 shkolla pas kërcënimeve me bombë - policia jep detajet e para
Nëse do të varej nga Ukraina, lufta do të përfundonte nesër, thotë ndihmësi kryesor i Zelenskyt
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar