Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa është duke i shqyrtuar ankesat e parashtruara nga subjektet politike dhe kandidati i pavarur në procesin zgjedhor të rrethit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave më Kosovë, që u zhvilluan më 19 nëntor.
Mul Desku, kryesues i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka thënë se afati për marrjen e vendimeve lidhur me ankesat e parashtruar, përfundon të dielën.
“Paneli prej dje i ka 72 orë për t’i vendosur të gjitha ankesat dhe i njofton palët me vendime. PZAP prej dje ka filluar të shqyrtojë ankesat, dhe brenda afatit kohor do të ju jep përgjigje palëve”, thotë Desku.
Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa tani më janë dorëzuar gjithsej shtatë ankesa që kanë të bëjnë me balotazhin, pas publikimit të rezultateve përfundimtare që i ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Lidhja Demokratike e Kosovës i ka paraqitur tri ankesa, një për Dragash, një për Kamenicë dhe një për Prishtinë. Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur tri ankesa gjithashtu, një për Rahovec, një për Klinë dhe një për Prizren.
Një kandidat i pavarur nga Komuna e Shtimes, Fatmir Rashiti, ka paraqitur një ankesë lidhur me pretendimet që ai mendon se ka pasur parregullsi në balotazh.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka certifikuar vetëm rezultatet përfundimtare për 37 nga 38 kuvendet komunale të dala nga zgjedhjet lokale më 22 tetor.
Derisa, ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 17 komunave dhe rivotimit për kryetar të Komunës së Parteshit.
Procesi i zgjedhjeve lokale në Kosovë vazhdon të mbetet i hapur deri në përmbylljen e të gjitha ankesave dhe vendime që dalin nga PZAP dhe Gjykata Supreme.
Analisti Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se ende nuk mund të dihet një afat i saktë i përmbylljes së këtij procesi, pa u bërë të ditura vendimet që mund të merren nga gjyqësori.
“Në rast se kontestohen prapë vendimet e PZAP-së që duhet të kalojnë 24 orë, dhe pastaj 72 orë tjera për vendim nga Gjykata Supreme dhe nëse të njëjtat ka një kontestim nga Gjykata Kushtetuese mund të ndodh deri në javën e ardhshme të mos ketë certifikim të rezultateve, dhe kjo është në rastin më të mirë nëse hidhen poshtë ankesat dhe nuk kërkohet nga Gjykata Supreme një rinumërim apo rivotim qoftë i plotë apo i pjesshëm në komuna të caktuara”, thotë Krasniqi.
Ndryshe, subjektet politike kanë thënë se do t’i përdorin të gjitha mjetet ligjore për të kontestuar rezultatet e zgjedhjeve në disa komuna. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pajtohet me rezultatin e zgjedhjeve në Prishtinë, si dhe nuk pajtohet për rivotim në Komunën e Istogut, përderisa Partia Demokratike e Kosovës nuk pajtohet me rezultatin e zgjedhjeve në Prizren./REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Nga fillim java temperaturat bien deri në minus 4 gradë celsius

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore