Jimmy Wayne Carwyle, i cili theu gardhin e shtëpisë së Jennifer Aniston, përballet me deri në tre vjet burg

Jimmy Wayne Carwyle përfundoi në gjykatë pasi dyshohet se e ka ngacmuar aktoren e Hollywoodit, Jennifer Aniston, për dy vjet, gjersa i vuri kulmin kur ai e përplasi makinën e tij përmes gardhit të përparmë të rezidencës së saj të hënën.
Jimmy akuzohet se i ka dërguar vazhdimisht email-e dhe mesazhe të padëshiruara aktores së "Friends" që nga viti 2023.
Gjithashtu raportohet se 48-vjeçari përplasi makinën e tij gri Chrysler PT Cruiser përmes gardhit kryesor të shtëpisë së Aniston në lagjen Bel Air të Los Angeles.

Prokurorët theksojnë se përplasja shkaktoi shumë dëme materiale dhe policia tha se Aniston ishte në shtëpi në kohën e incidentit.
Një roje sigurie e ndaloi atë në hyrje të shtëpisë përpara se të mbërrinte policia, e cila më pas e arrestoi atë.

Carwyle u akuzua për përndjekje dhe vandalizëm menjëherë pas kësaj.
Siç deklaroi Prokurori i Qarkut të Los Angelesit, Nathan Hochman, ndaj tij u shtua edhe rrethana e kërcënimit për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore. Carwyle, i cili ka qenë në paraburgim që nga arrestimi i tij, është planifikuar të paraqitet në gjykatë të enjten e javës së ardhshme.

Lirimi me kusht i tij u caktua në 130 mijë euro. Nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, përballet me një dënim deri në tre vjet burg. /Telegrafi/












































