Jill Biden ka fatin e botës në dorë

Nga: Ben Wright / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Tani mund të jetë koha e duhur që Dr. Jill Biden, Zonja e Parë, të gërmojë në pjesën e pasme të gardërobës për një veshje të veçantë. Kur Joe Biden zgjodhi të mos kandidojë për president në vitin 2004, vendimi i tij u vulos nga vendimi i gruas që veshi një fanellë me fjalën “JO” të shkruar para.
Pas performancës prej plaku të bashkëshortit të saj – kundër Donald Trumpit, në debatin e së enjtes mbrëma – shumë demokratë shpresojnë se tani ajo do ta bëjë të njëjtin veprim për vendimin e burrit për kandidimin për mandat të dytë. Mund të jetë kështu, sepse ajo është i vetmi person që tani mund të parandalojë Trumpin të arrijë fitoren në nëntor.
Në epokën moderne, as republikanët dhe as demokratët nuk janë përpjekur të detyrojnë ndonjë kandidat zgjedhor që të japë dorëheqjen. Rregullat e tyre e bëjnë pothuajse të pamundur këtë. I vetmi person që mund të heq emrin e z. Biden nga kandidatura është vetë presidenti.
Presidenti amerikan tashmë ka siguruar nominimin e supozuar demokrat dhe kuptohet se është njeri kokëfortë. Sipas atyre që e njohin më mirë presidentin, zëri të cilin z. Biden ka më shumë gjasa ta dëgjojë për këtë çështje është zëri i gruas.
Dr. Biden është përshkruar si aseti më i madh politik i burrit të saj. Ekziston një argument i besueshëm se, të paktën në ditët e ardhshme, ajo është personi më i fuqishëm në botën e lirë.
A mund ta bind burrin e saj se, pas 52 vjetëve si politikan, ai duhet ta bëjë aktin e fundit e sakrificës për republikën dhe se kjo mund të jetë mënyra më e sigurt për të siguruar trashëgiminë e tij? Ata që e njohin çiftin thonë se martesa e tyre është ndërtuar mbi respektin dhe admirimin reciprok. Besohet se që të dy i marrin seriozisht këshillat e njëri-tjetrit.
Çifti u martua në vitin 1977, por vetëm pasi Joe e kishte lutur për pesë herë. Gruaja e parë e Bidenit, Neilia, vdiq në një aksident automobilistik në vitin 1972, së bashku me vajzën e tyre Naomi. “Tek ai e pashë të njëjtin karakter që tek ai shoh sot dhe, edhe pse është përballur me tragjedi të paimagjinueshme, optimizmi i tij është i patrembur”, tha Dr. Biden në një tubim të fushatës të së premtes. “Forca e tij është e palëkundur, shpresa e tij është e pamposhtur”.
Në librin e saj Ku hyn drita, Dr. Biden shkruan për qëndrimin pranë burrit të saj në një situatë të ngjashme me atë me të cilën përballet tani: “Si bashkëshorte e politikanit, kam zbuluar se stoicizmi im shpeshherë kryen punë. Në vitin 1988, kur fushata e parë presidenciale e Joeit nisi të dukej e zymtë, njerëzit vazhdimisht i kërkonin të çarat në ekipin tonë. Të gjithë ndiheshim të kontrolluar, por unë refuzova të shfaqja ndonjë dobësi”.
Ajo gjithashtu zbuloi se si Joe kishte qejf t’i çonte djemtë e vet në shkollë, që të tre duke kënduar bashkë me radion, përfshirë një nga këngët e preferuara të tyre: hiti i Helen Reddyt, Ti dhe unë kundër gjithë botës. Beau, djali i madh dhe ish-prokurori i përgjithshëm i Delaverit, vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015 kur z. Biden ishte zëvendëspresident i Barack Obamas.
Zonja e Parë është jashtëzakonisht e kujdesshme ndaj familjes që ka përballuar kaq shumë tragjedi. Tani ajo duhet të vendosë nëse mënyra më e mirë për të mbrojtur të shoqin është ta mbështesë atë deri në fund ose ta nxisë atë të mos e bëjë ndonjë gabim.
Jill Jacobs ishte studente kolegji kur Joe e takonte dhe asaj i pëlqente “të jetonte jashtë radarit”. Një nga arsyet se pse i refuzoi propozimet fillestare të Joeit është se kjo e nënkuptonte “jetën në qendër të vëmendjes, gjë të cilën nuk e doja kurrë”.
Që atëherë ajo është bërë interpretuese e arrirë publike. Por, prirjet e saj të mëparshme mund të nënkuptojnë se ajo ka më shumë gjasa, sesa gratë e politikanëve që tërhiqen nga grackat e pushtetit, për të përfunduar karrierën e burrit.
Me këmbët në tokë dhe me prirje për humor, Dr. Biden është profesoreshë me doktoratë në lidershipin arsimor, ndërsa ligjëron në Kolegjin e Komunitetit të Virxhinias Veriore. U bë Zonja e Parë që mbajti punë me pagesë, gjatë kohës së qëndrimit të bashkëshortit në detyrë, duke demonstruar se kishte jetë përtej gardhit të sigurisë së Shtëpisë së Bardhë.
Sipas biografes së saj Darlene Superville, Dr. Biden “e sheh veten si mësuese – ndoshta më shumë kështu sesa si Zonjë e Parë”. Anita McBride, ish-shefe e shtabit të Zonjës së Parë Laura Bush, shton: “Ka kombinuar atë që është parë si rol tradicional, teksa shërben si model i të qenit person i pavarur – me axhendën dhe karrierën e vet”.
Për momentin, Dr. Biden, e cila është nëntë vjet më e re se burri i saj, po ndjek këtë skenar. Në fund të debatit të së enjtes mbrëma, u ngjit në skenë për të nxitur audiencën: “Joe, ti ke bëre punë kaq të mirë”, tha ajo. “U përgjigje në çdo pyetje, i dije të gjitha faktet”.
Duke folur në një tubim në Karolinën e Veriut në mëngjesin tjetër, Dr. Biden ishte ende në modalitetin e fushatës: “Nuk ka njeri tjetër, si burri im, që do të preferoja të ulej tani në Zyrën Ovale”, tha ajo. “Ajo që patë mbrëmë në skenën e debatit ishte Joe Bideni, president me integritet dhe karakter, i cili e tha të vërtetën. Dhe, Donald Trump tha gënjeshtra pas gënjeshtre”.
Fjalimi i saj ishte bindës. “Jill Biden … e di që nata e [së enjtes] ishte e keqe … dhe gjithashtu nuk është afër përfundimit që disa demo[kratë] kanë sugjeruar që ajo duhet të arrijë”, shkroi Katie Rogers në X – korrespondentja e Shtëpisë së Bardhë për New York Times. “Pamja e sotme këtë e bën shumë të qartë.”
Por, besnikëria e Zonjës së Parë e vendos atë në pakicën në tkurrje. Në fillim të debatit, PredictI – një treg bastesh në internet – ia dha Trumpit një shans 53 për qind për të fituar zgjedhjet në nëntor. Deri në fund, shanset e tij ishin rritur në 61 për qind.
Bideni është 81 vjeç, vetëm tre vjet më i madh se Trumpi. Por, pas debatit, një komentator politik sugjeroi se dukej më shumë si 30 vjet më i vjetër. Sondazhet tashmë treguan se votuesit ishin të shqetësuar se Bideni ishte shumë i vjetër për katër vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë. Tani po shtrohen pyetjet për katër muajt e ardhshëm.
Sigurisht që ka precedentë kur një zyrtar të tërhiqet mënjanë. Kur protestat për Luftën e Vietnamit shtohen në vitin 1968, presidenti Lyndon Johnson vendosi të mos kërkonte rikandidim për mandat të dytë të plotë. Por, më e rëndësishmja, vendimi ishte i presidentit. Ky është rasti me Bidenin. “Vetëm njëri mund të vendosë dhe ky është ai”, thotë një strateg demokrat.
“Bideni do të duhej të largohej vullnetarisht dhe më pas t’ia kërkonte partisë një zëvendësues të arsyeshëm i cili nuk është nënpresidenti i tij aktual”, thotë Frank Luntz, konsulent politik dhe analizues i sondazheve. “Të dy skenarët nuk duken të mundshëm në këtë pikë. Duhet që stafi i tij më i lartë t’ia thotë – dhe shumë prej tyre nuk e kanë guximin për ta bërë këtë”.
Kush do ta ketë guximin për ta ndalur? Demokratët nuk kanë asnjë ekuivalent të “burrave të guximshëm” – si delegacioni i deputetëve konservatorë që i thanë Margaret Thatcherit se koha e saj ka mbaruar. Shumë po bëjnë thirrje të hapur që paraardhësit demokratë të Bidenit, Obama dhe Bill Clinton, ta thonë ndonjë fjalë.
Zëvendësuesit e mundshëm për Bidenin – përfshirë Gavin Newsomin dhe Gretchen Whitmerin, guvernatorët e Kalifornisë dhe përkatësisht Miçiganit – nuk duan të duken të pabesë.
Konventa Kombëtare Demokratike, ku partia zgjedh të emëruarit për president dhe nënkryetar, do të mbahet në Çikago në mes të gushtit. Sipas ekspertëve politikë, tani ekziston një dritare e vogël mundësie përpara se të fillojë të ndërtohet momentumi drejt asaj ngjarjeje.
Pra, demokratët, ShBA-ja dhe pjesa tjetër e botës tani duhet të presin për të parë nëse Jill Biden beson, apo nëse mund të bindet, se ka ardhur koha të thonë edhe një herë: JO. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës