Kryetari i Partisë Popullore (NS) dhe njëri nga udhëheqësit e Lidhjes për Serbinë (SZS) Vuk Jeremiq, ka thënë se pushteti në Serbi është vetëm një hap larg nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën.
“Marrëveshja me Kosovën do të ketë për pasojë tjetërsimin e përhershëm të Kosovës nga Serbia dhe atë në aspektin formal juridik, me nënshkrimin tonë”, ka thënë Jeremiq.
Siç raporton agjencia serbe “Beta”, Jeremiq e ka cilësuar antikushtetuese deklaratën e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili ka thënë se politika zyrtare e Serbisë dëshiron demarkacionin me Kosovën.
Ish shefi i diplomacisë serbe, Jeremiq, ka shtuar se me muaj të tërë ka paralajmëruar se po zhvillohen bisedime sekrete mes presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, përcjell Telegrafi.
“Çdo herë që kanë ndodhur bisedime të fshehta, kur Vuçiq dhe Thaçi janë gjendur në Paris, kur në fshehtësi kanë qëndruar Nju Jork, kur në fshetësi ishin në Romë, unë çdo herë kam marrë informacione për ato takime. Kam marrë informacione në lidhje me atë se çfarë kanë biseduar dhe me këto e kam informuar publikun dhe këto (presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq) kurrë nuk i ka demantuar”, tha Jeremiq.
Ai shtoi se gjatë muajit të fundit presidenti Vuçiq ka marrë dy letra nga Presidenti i Amerikës Donald Trump.
“Në letrën e parë Tramp i thotë Vuçiqit: ‘Zoti President, tani që jeni afër një marrëveshjeje dhe zgjidhjes historike për Kosovën”. Çfarë zgjidhje historike? Si mund të jeshë në prag të nënshkrimit, dhe padyshim që je, sepse president amerikan nuk është i çmendur të shkruajë se jeni në prag të nënshkrimit të marrëveshjes. Pre, jemi në prag të marrëveshjes”, tha Jeremiq.
Ai shtoi se letrën tjetër Trump deklaron se kjo marrëveshje duhet të nënkuptojë njohjen reciproke të Serbisë dhe Kosovës si shtete të pavarura.
“Sot Ivica Daçiq thotë se politika zyrtare e Serbisë është demarkacioni. Çfarë demarkacioni? Demarkacion nga kush? Si mund të bëhet demarkacioni me një pjesë të territorit që ligjërisht dhe me kushtetutë është pjesë e Serbisë? Kushtetuta thotë se Kosova është pjesë e Serbisë, kurse ministri i Jashtëm thotë se politika zyrtare është për demarkacion. Diçka të tillë nuk ka as në banane shtete”, tha Jeremiq.
Ai përsëriti se ai nuk pajtohet me pikëpamjen se Serbia kaherë e ka humbur Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje