LAJMI I FUNDIT:

Jeremiq: Më 2018 Kosova do të anëtarësohet në OKB

Jeremiq: Më 2018 Kosova do të anëtarësohet në OKB

Lideri i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq ka thënë në një konferencë se rezultatet e autoriteteve të Kosovës janë shkatërruese.

“Ata kanë thënë një gjë dhe asgjë nuk është gabim dhe në 2018 do të nënshkruhet një marrëveshje për një normalizim të plotë të marrëdhënieve me Kosovën, e cila do të ketë një paragraf që do tu lejojë atyre të kenë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Jeremiq, shkruan N1, përcjellë Klan Kosova.

Duke folur për Kosovën, ai ka thënë se që nga viti 2013 deri tash mënyra se si qeveria serbe i është referuar një çështje kaq të madhe por që e cila, sipas tij, nuk ka sjellë asnjë rezultat.


“Një, ndjeshmëria është në veri, ka një mënyrë jo transparente dhe tjetra që duhet të kujtojmë është se nuk u fitua asgjë në kthim”, ka thënë Jeremiq më tutje.

“Kjo është hera e parë në marrëdhëniet ndërkombëtare që gjërat janë implementuar derisa gjithçka ka shkruar mbrapsht. Kështu kanë negociuar ata, ata dhanë një gjë dhe nuk morën asgjë”.

“Marrëveshja që do të nënshkruhet më 2018 do të ketë një paragraf ku Serbia dhe Kosova nuk do ta bllokojnë njëra-tjetrën në institucionet ndërkombëtare, çka e dërgon Kosovën direkt drejt OKB-së dhe kjo mbetet e vetmja gjë për ta dorëzuar”.

“Dhe në kthim të saj nuk do të marrim asgjë”, ka shtuar Jeremiq ndër të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Kalo në kategori