Innovation Centre Kosovo (ICK) ka hapur thirrjen e 21-të për pranimin e ekipeve të reja në inkubatorin e biznesit. ICK fton të gjithë qytetarët e Kosovës me ide biznesit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, të aplikojnë deri më 12 Mars.
Ndërmarrësit e rinj dhe inovatorët me ide komerciale kanë mundësinë për t’u bërë pjesë e programit të inkubatorit në ICK, dhe të përfitojnë shërbime në vlerë 20,000 Euro. Me përkrahjen e ICK-së, donatorëve dhe partnerëve, ju do të mund të shndërroni një ide të shkëlqyer në biznes të suksesshëm e fitimprurës. Të filloni biznesin tuaj me përkrahje nga ICK është një përparësi e madhe për të depërtuar në tregun e Kosovës dhe atë ndërkombëtar.
Bizneset startup që do të fitojnë të drejtën për tu bërë pjesë e inkubatorit, do të përfitojnë edhe shumë shërbime të tjera si:
– Hapësirë prej 3,000 m² në qendër të Prishtinës
– Përkrahje financiare për idetë/ekipet e përzgjedhura
– Konsulencë, mentorim dhe promovim të vazhdueshëm
– Qasje në rrjete të investitorëve vendor e ndërkombëtar
– Pjesëmarrje në ngjarje vendore & ndërkombëtare, panaire dhe B2B
– Zyre moderne me infrastrukturë përcjellëse dhe qasje 24/7
– Trajnime & punëtori profesionale për bizneset startup zhvillim dhe planifikim të biznesit
– Shërbime nga Amazon Web Service ne vlerë $5,000
– Shërbime nga Microsoft BizSpark
– Shërbime nga Sendgrid
– Qasje në hapësirat e përbashkëta në ICK
– Lidhje punëdhënës – punëkërkues
Personat që kanë ide për biznese startup në fushën e TIK, ftohen që të aplikojnë online deri më 12 mars 2020. Thirrja është e hapur edhe për kompanitë e regjistruara, por jo më të vjetra se 2 vite. Pjesë e kësaj thirrjeje është edhe programi FALAS pesë-ditor “Founders’ Bootcamp” (gjatë periudhës Prill-Maj) për ngritjen e shkathtësive për ndërmarrësit e rinj në fushën e biznesit, zhvillimit të produktit/shërbimit, dizajnimit të prezantimit, shkathtësive të komunikimit, marketingut, gjuhës së trupit, Business Model Canvas dhe “Lean Menaxhment”.
Qëllimi i ICK-së është që të përzgjedhë idetë e biznesit, të cilat janë inovative dhe konkurruese me tendenca të rritjes dhe shndërrimit në biznese të suksesshme. Që nga themelimi më 2012, ICK ma mbështetur afër 400 biznese startup, me mbi 1,500 anëtarë.
Për më shumë informata në lidhje me këtë si dhe për të aplikuar online, klikoni KËTU.
Thirrja e 21-të për ide biznesit mbështetet nga Ambasada e Suedisë, Ambasada e Norvegjisë, GIZ Kosovo dhe Zyra e BE-së në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës