LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez zbulon cilin ushqim kurrë nuk e ha: Ajo konsideron që ky është sekreti i dukjes së saj rinore!

Jennifer Lopez zbulon cilin ushqim kurrë nuk e ha: Ajo konsideron që ky është sekreti i dukjes së saj rinore!

Bukuroshja e famshme, Jennifer Lopez, edhe pse ka hyrë në decenien e gjashtë të jetës, duket shkëlqyeshëm

Për shumë femra në gjithë botën, këngëtarja dhe aktorja, të cilën shumica e konsiderojnë njërën ndër femrat më të bukura në botë, zbulon sekretin e saj të dukjes rinore, transmeton Telegrafi.


Që nga mosha e saj njëzetvjeçare, Jennifer Lopez përdor kremin për rrezitje me faktorin 30, i cili mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme UV të cilat nxisin plakjen e lëkurës.

Jennifer thekson që kurrë nuk e humb asnjë veprim i cili i ndihmon të mbajë dukjen rinore.

Veç kësaj, 51-vjeçarja tani ka zbuluar një ushqim të cilin kurrë nuk e ha, sepse, siç thekson ajo, sikur ta kishte konsumuar shpesh, do të dukej shumë më e moshuar.

Ato janë supat në qese, të cilat janë plot natrium dhe të cilat thithin ujin nga trupi ynë.

Dehidratimi than lëkurën, prandaj edhe shfaqen shpesh rrudhat. Nëse nuk mundeni të hiqni dorë nga ky ushqim, konsumoni supa me përmbajtje të lartë të perimeve cilësore, me sa më pak konservanse dhe kripë.

Lopez thekson që, pos supave në qese, duhet shmangur edhe pijet energjike, sepse përmbajnë sheqer dhe kafeinë – dy substanca të cilat nuk janë fare të mira për lëkurën tonë. /Telegrafi/