LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez po lanson linjën e saj të kujdesit për lëkurën

Jennifer Lopez po lanson linjën e saj të kujdesit për lëkurën

Jennifer Lopez dhe karakteri i saj në Hustlers kanë një të përbashkët të rëndësishme: Të dy janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që duhet për të marrë atë që duan. Dhe për këngëtaren, kjo do të thotë të lëshosh më në fund linjën e saj të bukurisë dhe të kujdesit për lëkurën, “JLo Beauty”, një karrierë dhe qëllim jetësor që ajo aspironte të përmbushë për tre dekadat e fundit.

“Ky nuk është vetëm një projekt pasioni, është një ëndërr 30-vjeçare”, shkroi Lopez në mbishkrimin e një postimi në Instagram që njoftonte zyrtarisht linjën. “Mezi pres të ndaj sekretet e mia të kujdesit për lëkurën me ju”.


Vendosur për të nisur më 1 janar 2021, “JLo Beauty” ka të bëjë me “të qenit të pakufizuar”, thotë Lopez në videon e Instagram. “Ka të bëjë me të qenit i fuqishëm dhe të kuptuarit e bukurisë nuk ka në të vërtetë një datë skadence”.

View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)


Motivimi pas sipërmarrjes së re: Gratë shihen vazhdimisht (dhe gabimisht) si më pak të vlefshme dhe më pak të denja për vëmendje ndërsa plaken, thotë Lopez në video. “Unë vetëm vazhdoja të prisja që kjo të ndodhte me mua. Dhe pastaj e kuptova, jo nuk do ta lejoj të ndodhë”.

“JLo Beauty” ka qenë në punë që prej të paktën 2018 kur Lopez fillimisht zbuloi se do të lansonte një linjë të kujdesit për lëkurën në një ngjarje për filmin e saj “Second Act” në New York.

Deri tani, ende nuk ka ndonjë informacion mbi vetë produktet. Por bazuar në frymëzimin që qëndron pas “JLo Beauty”, është e sigurt të thuhet se linja do të përshtatet për të gjitha moshat, ngjyrat e lëkurës dhe llojet e lëkurës – dhe se do t’i japë të gjithëve lëkurë aq të ndritshme sa ajo e Lopez. “Do të jetë diçka që funksionon”, përfundon ajo. /Telegrafi/