LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez e veshur në xhinse që meshkujt i urrejnë: A është kjo veshje një dështim i vërtetë?

Jennifer Lopez e veshur në xhinse që meshkujt i urrejnë: A është kjo veshje një dështim i vërtetë?

Jennifer Lopez kohëve të fundit është fotografuar në rrugët e Los-Angelesit në shoqërinë e aktorit hollivudian Ben Affleck

Çifti gjendet në xhirimin e emisionit “Jimmy Kimmel Live”, ka arritur në veshje moderne dhe të rastësishme.

Ndërsa Ben Affleck ka preferuar klasiken – pallto moderne ngjyrë bezhë, këmishë ngjyrë blu të çelët, pantallona blu, Jennifer Lo ka lozur me rroba trendi, transmeton Telegrafi.

Ajo, është shfaqur e veshur me triko gri me fije të shndritshme dhe esharpë pambuku me vija rreth qafe, ndërsa pallton ngjyrë blu të çelët.

Këngëtarja këtë kombinim të rastësishëm e ka plotësuar me një çantë blu të çelët, çizme të hirta nga lëkura me taka të larta, mirëpo ajo që të gjithëve u rrëmbeu vëmendjen është modeli i xhinseve, të cilat i ka zgjedhur.

Bukuroshja 52-vjeçare ka veshur xhinse balonë, me prerje të gjerë të inspiruar në vitet ’80, që nxiti mendime të ndara në mesin e grave.

Xhinset ‘balloon’ kanë qenë të njohura dy sezonet e fundit dhe ndërkohë që influencueset i adhurojnë dhe me kënaqësi i blejnë, por zonjat besnike të klasikëve nuk janë adhuruese të këtij modeli. Duken urbane, të lezetshme, komode dhe përshtaten në mënyrë të përkryer me modën e rrugës.

Sa ju pëlqen ky model xhinsesh dhe a do t’i vishnit? /Telegrafi/