Jennifer Lawrence thuhet se u lëndua gjatë xhirimeve të filmit të ri në juglindje të Massachusetts, të premten në mëngjes.

Ajo pësoi një lëndim gjatë një skene në të cilën një dritare qelqi në ndërtesën ku po xhironin ishte copëtuar.


Kjo së pari u raportua nga TMZ dhe u konfirmua nga një burim pranë WCVB-TV.

39a17cc5 aec9 4fc5 a362 c2c56e5d554a 02042021 mv Brockton movie79 Jennifer Lawrence (Foto: Mark Vasconcellos)

Boston Globe raportoi se Jennifer mund të ketë pësuar një lëndim në ose afër syrit të saj.

Filmi i Netflix, “Don’t Look Up” me regji të Adam McKay, filoi xhirimet në nëntor, me protagonist Lawrence, Leonardo DiCaprio, Timothee Chalamet, Chris Evans, Cate Blanchett dhe Meryl Streep.

Të enjten në mbrëmje, xhirimet u zhvendosën në Brockton, qytet në Massachusetts.

5bc4f5bc 102e 4c69 8634 293f2fb9f663 02052021 mv Brockton tito3 Jennifer Lawrence (Foto: Mark Vasconcellos)

Para lëndimit, biondja dhe Chalamet u panë duke filmuar një skenë në të cilën pikturuan me llak një dritare në të njëjtën ndërtesë. Pas lëndimit, ajo kishte rënë në tokë dhe u prit nga Timothee dhe disa anëtarë të tjerë të ekipit.

E njëjta më pas u soll në ndërtesë për trajtim të mëtejshëm.

“Lawrence po shërohet. Ajo po bëhej më mirë”, tha një burim pranë WCVB. /Telegrafi/

6a92fcac dc5c 4565 88f3 95cc474452c3 02042021 mv Brockton movie61 Jennifer Lawrence (Foto: Mark Vasconcellos)