LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Aniston shfaqet me rroba të zeza nga koka deri te këmbët – e thjeshtë, elegante dhe e bukur!

Jennifer Aniston shfaqet me rroba të zeza nga koka deri te këmbët – e thjeshtë, elegante dhe e bukur!

Nëse veç dëshironi pamje të thjeshtë, elegante e me stil, atëherë nuk ka opsion më të mirë sesa një kombinim i rrobave të zeza.

Këtë e ka dëshmuar edhe një herë Jennifer Aniston e cila është parë duke ecur rrugëve të Los Angelesit e veshur me të zeza nga koka deri te këmbët dhe, për shkak të kombinimit të saj, të gjithë sytë kanë qenë të drejtuar kah ajo, transmeton Telegrafi.


Për këtë kombinim ajo ka zgjedhur pantallona me ngjyrë të zezë, një bluzë të zezë pa manga dhe një xhaketë të zezë.

Këtë veshje e ka kombinuar me një palë këpucë të zeza deri te zogu i këmbës dhe me një çantë të zezë.

Të gjithë këtë ngjyrë të zezë ajo e ka zbutur pak me mbajtësin e kaftë të çantës së dorës, me syzet e diellit dhe me shenjën e kaftë te rripi.

Ky leksion i modës nga aktorja e famshme është një dëshmi tjetër se stili i mirë nuk kërkon shumë para e as produkte nga dizajnerët e njohur, por vetëm thjeshtësi. /Telegrafi/