LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Aniston duket si 20 vjet më parë: Edhe Rachel Green do ta miratonte këtë kombinim!

Jennifer Aniston duket si 20 vjet më parë: Edhe Rachel Green do ta miratonte këtë kombinim!

Pavarësisht roleve të panumërta të aktrimit që Jennifer Aniston mori në dekadat pas transmetimit të serialit “Friends”, ajo do të na kujtojë përgjithmonë rolin e saj të Rachel Green

Aktorja 52-vjeçare është shfaqur në një edicion të rastësishëm në të cilin ka kanalizuar tërësisht imazhin e saj të një “vajze të lagjes”, transmeton Telegrafi.


Ylli i “Morning Show” u pa për pak kohë duke u larguar nga vendndodhja me publicistin e saj shumëvjeçar, Stephen Huvane.

Jennifer kishte veshur një veshje krejtësisht të thjeshtë, së cilës nuk mund t’i shtohej apo hiqej asgjë.

Baza e stilimit të saj ishin xhinset blu me prerje të drejtë dhe një fanellë me fyt ngjyrë të zezë, të cilin si veshje këtë sezon i shohim vazhdimisht kudo që të kthehemi.

Jennifer dukej krejtësisht rrezatuese dhe e freskët me këtë dukje, të cilën e plotësoi me një pallto pelushi ngjyrë kafe dhe një çantë Gucci “Diana” në ngjyrë të zezë, me doreza legjendare bambuje që i dhanë një dozë ekstravagance dhe një fund luksoz të gjithë kombinimit.

Veshjen e sipërme e ka kombinuar me një palë çizme të zeza prej lëkure të përmbysur dhe kështu ka rrumbullakosur të gjithë veshjen.  /Telegrafi/