Jenna Ortega tërhoqi vëmendjen me një stil unik gjatë një feste private para ‘Oscars’ në Beverly Hills.

Aktorja 22-vjeçare zgjodhi një bluzë të tejdukshme, të kombinuar me sytjena kafe dhe një fund midi me vija e të çarë anash.


Ylli i serialit ‘Wednesday’ e plotësoi pamjen me një pallto të gjatë në ngjyrë ngjyrë bezhë e hapur dhe këpucë elegante me rripa, shkruan DailyMail.

95740355 14452487 Jenna Ortega 22 made a fashion statement in a sheer top and bra  a 1 1740916966612

Ajo shtoi një palë syze portokalli dhe e theksoi dukjen me një buzëkuq të kuq të thellë.

Ndërkohë, Netflix ka publikuar një klip të parë nga sezoni i dytë i “Wednesday”, duke ngjallur entuziazëm mes fansave.

95740337 14452487 image a 30 1740914533564

Traileri i shkurtë tregon skena misterioze, përfshirë një pamje të Wednesday Addams në një spital psikiatrik dhe një moment tensioni me Tyler Galpin.

Sezoni i dytë pritet të vijë së shpejti, megjithëse ende nuk dihet numri i episodeve.

Ortega ka shprehur më parë se është shumë mbrojtëse ndaj karakterit të saj dhe se ka qenë e rëndësishme për të që të krijojë një zhvillim emocional për personazhin. /Telegrafi/

95740363 14452487 The American actress was the epitome of fashion sporting a billo a 2 1740916966732

95740359 14452487 The Miller s Girl sensation added a pair of orange tinted aviato a 4 1740916966855

95740361 14452487 The Finestkind alum finished off with a bold red lipstick beamin a 5 1740916966881