Njëzetetre vjet më parë, drejtuesi i Nirvanas, Kurt Cobain, tronditi botën me vetëvrasjen e tij. Është dokumentuar mirë se Kurt luftoi me presionet e famës dhe pritshmëritë që lindën prej faktit që ai u quajt si “zëri i një gjenerate”, por shumë kundërshtojnë faktin që ai ishte pikërisht kjo. Nëpërmjet kitarës, këngëve të tij, personazhit publik që ishte, e madje edhe vdekjes së papritur, ai ndryshoi rrjedhën e kulturës popullore. Po si ndryshoi bota qëkur Cobaini tronditi skenat muzikore dhe fjetinat e konvikteve me tingujt e tij të spikatur dhe emocionet e rralla?
MUZIKA
Nirvana, sigurisht, popullarizoi tingujt e muzikës së njohur si “grunge”, duke hapur derën që roku alternativ të mbërrinte tek audienca më të mëdha. Mënyra shumë personale e të shkruarit të këngëve nga Kurti, hapi rrugën për më shumë lexim të brendësisë së vetvetes në muzikë, dhe ka ndikuar te artistët në një sërë zhanresh: që nga grupi i metalit alternativ Linkin Park, tek popi si Fall Out Boy, e deri tek këngëtarë hip hopi si MC Lil Uayne, të cilët të gjithë kanë pranuar se Cobain ka qenë një influencë e fortë tek ta.
SHPIRTI “INDIE”
I rritur si një panker, Kurti kurrë nuk u përshtat me makinacionet e industrisë muzikore. Ai madje u shfaq edhe në kopertinën e revistës Rolling Stone veshur me një fanelle që lexonte “Revistat e Korporatave gjithsesi ta shpifin”. Megjithatë, në të njëjtin vit kur ai vdiq, Aerosmith paralajmëruan një ndryshim epokal, duke prezantuar këngën e parë të shkarkueshme në internet. Rritja e mëvonshme e sistemeve të ndarjes së këngëve online, siguroi një vitrinë për grupet e të gjitha llojeve, duke e transformuar në fund modelin e biznesit të industrisë dhe duke ulur ndikimin e stacioneve radiofonike tradicionale, si edhe MTV dhe Rolling Stone. Kurt padyshim do të kishte shijuar lirinë për të nxjerrë këngë sipas tekave të tij, si dhe mundësitë që iu ofruan grupeve më pak të njohura që ai shpesh promovonte.
PROGRESIVIZMI
Këngëtarët e rokut shpesh herë kanë bërë edhe aktivistin, dhe qëndrimi i Kurt Cobainit për çështjet shoqërore manifestohej nëpërmjet thirrjeve të tij për barazi. Qëndrimi i tij përmblidhet më së miri në shënimet që shoqëruan albumin e tij “Insecticide”: “Nëse ndonjëri prej jush në një farë mënyre urren homoseksualët, njerëzit me ngjyrë të ndryshme ose gratë, ju lutemi të na bëni vetëm një nder: Zhdukuni dhe na lini rehat”. Kjo shtrirje e progresivizmit fitoi vrull gjatë viteve 1990 dhe shpërthimi i internetit dhe mediave sociale ofruan forume shtesë për individë me mendime të njëjta. Natyrisht, ajo hapi derën edhe për reagimin kundër “korrektësisë politike” që shfaqet dukshëm në betejat kulturore të sotme.
MODA
Ashtu si me muzikën, tendencat e modës vijnë dhe shkojnë vetë, por Kurt la shenjën e tij të pashlyeshme në industri. Së bashku me këmishat standarde me kuadrata dhe xhinset e grisura që lidhen me lëvizjen “grunge”, këngëtari shpeshherë prezantoi një sërë idesh të tjera, si disa bluza njëra mbi tjetrën si dhe syze me përmasa të mëdha (për të mos përmendur veshjet e rastit). Një vështrim në autostradë apo në vitrinat e dyqaneve mjafton për të kuptuar se kujtesat e Kurt Cobainit mbeten gjallë në botën e modës.
MISH DHE GJAK
Adhuruesit mund të kujtojnë se Kurt ishte gjithashtu një baba. Tashmë 24 vjeçe, Frances Bean Cobain është pothuajse aq e madhe sa babai i saj i famshëm kur i dha fund jetës dhe ka filluar të gdhend identitetin e saj si një artiste pamore, këngëtare dhe modele. Ajo përqafoi trashëgiminë e Kurtit, duke ndihmuar në prodhimin e dokumentarit të vitit 2015 “Kurt Cobain: To Heck and Back”. Megjithatë ajo gjithashtu pretendon se nuk është një fanse e Nirvana, duke demonstruar kështu se, së bashku me pamjen, ajo ka marrë nga babai edhe pavarësinë. /bio/bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Jeta në komunizmin shqiptar

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

LUNAPARK

Franca nuk lejon që piktura më e shtrenjtë mesjetare të dalë jashtë shtetit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës