LAJMI I FUNDIT:

Javier Cabanas zëvendëson përzgjedhësin Taip Ramadani në dy ndeshjet e Kosovës në hendboll

Javier Cabanas zëvendëson përzgjedhësin Taip Ramadani në dy ndeshjet e Kosovës në hendboll
(Foto: kosovahandball.info)

Trajneri i suksesshëm spanjoll, Javier Cabanas, do ta drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës në hendboll në dy ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues për “Euro 2022”.

Skuadra jonë më 4 nëntor luan ndaj Malit të Zi në Podgoricë, kurse më 8 nëntor e pret Suedinë në Prishtinë – njofton FHK.

Cabanas aktualisht e drejton kampionin e Kosovës në hendboll, Besa Famgas. Vlerësohet lartë fryma që ka sjellë ai në skuadrën pejane dhe profesionalizmi i shfaqur.


Cabanas është vetëm zëvendësues i selektorit Taip Ramadani për këto dy ndeshje. Vendimin që Cabanas të zëvendësojë Ramadanin e ka marrë presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.

Ramadani vazhdon të jetë selektor i Kosovës dhe do të emërojë ekipin për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë. Por, për shkak të situatës së krijuar me coronavirus, Ramadani e ka të pamundur të udhëtojë nga Australia, ku jeton, për në Kosovë.

Për këtë arsye presidenti Saraçini, në bazë të kompetencave, dhe në bashkërendim të plotë me selektorin Ramadani, ia ka besuar drejtimin e ekipit kombëtar spanjollit me përvojë të gjatë e të suksesshme, Cabanas.

Ndaj Malit të Zi dhe Suedisë do të vazhdohet puna e bërë në vitet e fundit dhe shpresohet për hapa tutje para.

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori