Xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në basketboll zhvillohet në mesjavë, ku do të ketë disa ndeshje shumë interesante. 

Të mërkurën përballen rivalët e vjetër Trepça-Bashkimi. Kjo do të jetë ndeshja e parë për mitrovicasit në këtë edicion, pasi në xhiron e parë pushuan, derisa prizrenasit në javën e parë shënuan fitore kundër Lipjanit 107:57.


Të mërkurën Sigal Prishtina takohet me Ponte Prizrenin, derisa të enjten takohen Lipjani me Golden Eagle Ylli.

Ndeshja Feronikeli - Rahoveci zhvillohet në një termin tjetër, sepse Vreshtarët luajnë në kualifikimet e FIBA Europe Cup. Peja pushon në xhiron e dytë.

Superliga - Java 2

E mërkurë

17:00 Trepça - Bashkimi

19:00 Sigal Prishtina - Ponte Prizreni

E enjte

19:00 Lipjani - Golden Eagle Ylli

Feronikeli - Rahoveci (zhvillohet në një termin tjetër)

Peja pushon

telegrafi sport app