LAJMI I FUNDIT:

Javën e kaluar 4.206 qytetarë e përdorën teleferikun në Vodno

Javën e kaluar 4.206 qytetarë e përdorën teleferikun në Vodno

Në periudhën nga data 13 deri 19 maj, 4.206 qytetarë e kanë shfrytëzuar teleferikun nga Vodno e mesme deri te Kryqi i Mileniumit, gjegjësisht vetëm gjatë vikendit (14 dhe 15 maj 2.720 qytetarë kanë vizituar Vodnon dhe kanë përdorur teleferikun. Kjo e dhënë tregon se benefecionin që kanë ndjerë shkupjanët me riaktivizimin e teleferikut është i madh.

Teleferiku deri në majën e Vodnos dhe tri linjat e autobusëve që qarkullojnë për në Vodno të mesme janë duke funksionuar përsëri nga data 30.12.2021. Në periudhën maj -shtator, teleferiku punon çdo ditë, përveç të hënave dhe çdo të martë të fundit të muajit nga ora 10 deri në 20, për shkak të mirëmbajtjes së rregullt.

Për përdorimin e teleferikut respektohen protokollet e mbrojtjes nga Covid 19, kështu në një kabinë lejohet maksimumi 4 persona, të cilët janë të obliguar të mbajnë maskë. Pasagjerëve para hyrjes në kabinë u matet temperatura dhe kryhet dezinfektim. Kabinat dezinfektohen tre herë në ditë.


Qytetarëve u mundësohet përdorimi i dy transportuesve për kafshët shtëpiake( qen me rritje të vogël dhe të mesme) ndërsa lejohet edhe transporti i qenit shoqërues për personat me hendikep.
Deri në Vodno të mesme qarkullojnë tre linja autobusësh – numër 25 (Qendra transportuese – Vodno e mesme) transport çdo ditë përveç të hënës, si dhe numrat 25A (Automaqedoni – Vodno e mesme) dhe 25B (Shtëpia e shtypit – Vodno e mesme) që qarkullojnë vetëm gjatë fundjavës dhe festave shtetërore. Të tre linjat në fundjavë dhe festat shtetërore janë falas për qytetarët.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori