LAJMI I FUNDIT:

Javën e ardhshme do të vendoset për të dyshuarit e vrasjes së Ivanoviqit

Javën e ardhshme do të vendoset për të dyshuarit e vrasjes së Ivanoviqit

Të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e politikanit serb në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, do të dalin përsëri para gjykatës të hënën në orën 11:00, ku do të shqyrtohet kërkesa për masën e paraburgimit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin prokurori special, Sylë Hoxha i cili tha se e ka marr ftesën për këtë rast nga Gjykata Themelore.

“E kam marrë vendimin dhe ftesën që më 17 dhjetor në orën 11:00 të paraqitem në gjykatë për shqyrtimin e kërkesës së paraburgimit ndaj të dyshuarve rreth rastit të Ivanoviqit”, ka thënë Hoxha.


Ndërkaq, në muajin nëntor Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për vrasjen që ndodhi në janar, në veri të Mitrovicës, ndërkaq  policia është ende në kërkim edhe të dy dyshuarve tjerë që kanë lidhje me rastin. Në mesin e tyre është edhe Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe.

Ndryshe, Oliver Ivanoviq ishte vrarë më 16 janar, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte lider i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori