Me afatin kalimtar të janarit që po vije, Barcelona përballet me një javë kyçe për të provuar të mbyllë çështje të ndryshme në mënyrë që të fillojë vitin e ri me hapat e saj më të mirë përpara.
Trajneri Xavi Hernandez i ka dhënë skuadrës një përmirësim, por ekipi ka nevojë për disa ndryshime dhe situata ideale për klubin do të ishte të merrte disa fytyra të reja sapo të hapet afati në mënyrë që katalanasit të mund të fillojë të punojë me ta sa më shpejt të jetë e mundur.
Natyrisht që të ketë ardhje, do të duhet të ketë lëvizje edhe në drejtimin tjetër, ndaj drejtorët e Barcelonës do të jenë të zënë në ditët në vijim.
Ardhja e Ferran Torres
Nënshkrimi kryesor i merkatos së Barcelonës pritet të jetë lojtari spanjoll Ferran Torres. Është arritur një marrëveshje me Manchester Cityn dhe me lojtarin gjithashtu, që do të thotë se nëse gjithçka shkon sipas planit, Ferran mund të prezantohet si lojtar i Blaugranas të martën (sot) dhe të fillojë menjëherë stërvitjen me shokët e tij të rinj.
Rasti Dembele
Një çështje tjetër urgjente, e cila e bën klubin në garë kundër kohës, është ajo e kontratës së Ousmane Dembele, e cila skadon në fund të sezonit. Barcelona dëshiron që anësori francez të qëndrojë, por përfaqësuesit e tij mund të kenë ide të tjera, në të cilin rast klubi do të kërkonte të arkëtojë para, përpara se ai të nënshkruajë një parakontratë me një klub tjetër dhe të largohet falas.
Largimet
Siç është bërë e qartë vazhdimisht, duke përfshirë drejtorin Mateu Alemany, Barcelona duhet të largojë/huazojë lojtarët në mënyrë që të regjistrojë Ferran Torresin, dhe ata duan ta bëjnë këtë shpejt. Yusuf Demir duket i sigurt se do të largohet, ndërsa Luuk de Jong mund të jetë i destinuar për Cadiz dhe Sergino Dest gjithashtu mund të huazohet, pasi ai nuk e ka fituar besimin e Xavit dhe duhet të luajë më shumë minuta.
Regjistrimet
Klubi nuk mund të regjistrojë lojtarë të rinj deri më 3 janar, kur hapet zyrtarisht afati i transferimeve dhe lëvizja e parë që do të bëjë Barcelona do të jetë zëvendësimi i emrit të Sergio Agueros me atë të Dani Alves. Më pas, përveç shtimit të Ferran Torres, ideja është gjithashtu që të bëhen lojtarë të ekipit të parë Nico Gonzalez dhe Gavi në mënyrë që t’i jepet Xavit më shumë fleksibilitet për sa i përket të rinjve, pasi rregullat thonë se shtatë lojtarë të regjistruar të ekipit të parë duhet të jenë në fushë në çdo kohë.
Një nënshkrim tjetër
Blaugranasit gjithashtu duan një tjetër transferim, në krye me Dani Alves dhe Ferran Torres. Nuk do të jetë e lehtë që numrat të funksionojnë, por klubi po kërkon lëvizjen e duhur dhe dëshiron të shtojë një tjetër sulmues ose ndoshta një mbrojtës të krahut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë