Andrea Belotti është shpallur kampion i Evropës me Kombëtaren e Italisë.

Por tani pas rikthimit në vendlindje, ai do të vendos për të ardhmen e tij në nivel klubesh.


Kontrata e sulmuesit skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe ai është në një udhëkryq, të vazhdoj kontratën apo të largohet.

belotti 1

Tri top skuadra evropiane si Milan, Roma dhe Arsenal nga ana tjetër po insistojnë për transferimin e tij.

Në rast se 27-vjeçari nuk e pranon ofertën e rinovimit të kontratës, Torino i ka vendosur çmimin e largimit.

'Demat' duan rreth 30 milionë euro për ta lënë të lirë Belottin të largohet në drejtim të njërës nga tri skuadrat e lartpërmendura. /Telegrafi/

telegrafi sport app