Java ishte e mbushur me shumë ngjarje të rëndësishme por edhe e ftohtë, ku nga e marta pati edhe reshje të borës, gjë që ishte e papritur pas një dimri të butë që ka mbizotëruar këtë vit. 

Për këtë javë Telegrafi.com ka përzgjedhur disa fotografi të cilat ngërthejnë në vete vetëm tri tematika: protestën e madhe që u mbajt në Prishtinë “Liria ka Emër”, projekti “Rrugët për Fëmijë” pranë shkollës ‘Elena Gjika’, në Prishtinë si dhe reshjet e mëdha të borës në vend.


Në dy fotografitë e para të shkrepura nga mjeshtri i fotografisë, fotoreporteri, Ridvan Slivova paraqiten qindra qytetarë të cilët morën pjesë në “Marshin për Drejtësi”, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Të dielën u mbajt protesta "Marshi për Drejtësi", ku morën pjesë qytetarë të shumtë, madje edhe jashtë kufijve në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre që po përballen me një proces gjyqësorë në Hagë.

Proteste Marshojme per Drejtesi foto Ridvan Slivova 63 1 “Marshi për Drejtësi”, në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/

Proteste Marshojme per Drejtesi foto Ridvan Slivova 12 “Marshi për Drejtësi”, në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/

Një ngjarje shumë e rëndësishme këtë javë ishte dhe projekti "Rrugët për fëmijë", afër shkollës "Elena Gjika", në Prishtinë.

Kjo është rruga e parë për fëmijë në kryeqytet. Rruga në kuadër të projektit të Komunës së Prishtinës është përuruar më 31 mars 2023, dhe mund të shfrytëzohet për fëmijët dhe këmbësorët e rastit.

Projekti Rruget per Femije afer shkolles Elena Gjika foto Ridvan Slivova 5 "Rrugët për fëmijë", afër shkollës "Elena Gjika", në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/

Projekti Rruget per Femije afer shkolles Elena Gjika foto Ridvan Slivova 2 "Rrugët për fëmijë", afër shkollës "Elena Gjika", në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/

Po ashtu, si tematikë të tretë kemi zgjedhur të ju pasqyrojmë përmes fotografive reshjet e mëdha të borës në muajin prill, e cila mbuloi pothuajse gjithë territorin e vendit.

te reshurat me bore ne muajin Prill ne Prishtine foto Ridvan Slivova 19 Reshjet e mëdha të borës në muajin prill /Foto: Ridvan Slivova/

te reshurat me bore ne muajin Prill ne Prishtine foto Ridvan Slivova 33 Reshjet e mëdha të borës në muajin prill /Foto: Ridvan Slivova/

te reshurat me bore ne muajin Prill ne Prishtine foto Ridvan Slivova 42 Reshjet e mëdha të borës në muajin prill /Foto: Ridvan Slivova/