LAJMI I FUNDIT:

Java e Filmit, për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Prishtinës

Java e Filmit, për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Prishtinës

Gjatë javës së tretë të muajit qershor, në “Kino Armatë” – nën organizimin e Qendrës Kinematografike e Kosovës dhe në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës – do të mbahet Java e Filmit me veprat kinematografike të realizuara në Kosovë

Realizimet filmike e dokumentarët me tematikë të viteve 1990, të luftës së fundit, dhe me aspektet sociale e ekonomike të Kosovës së pasluftës, do të jepen çdo mbrëmje, nga 17-23 qershor.


Hyrja është falas ndërsa programi si në vijim:

E hënë, 17 qershor 2019
20:00-22:00
“Ajo” (13’) nga More Raça & “Martesa” (97’) nga Blerta Zeqiri

E martë, 18 qershor 2019
20:00-22:00
“Një Muaj” (26’) nga Zgjim Terziqi & “Daullet e Rezistencës” (65’) nga Methieu Jouffre

E mërkurë, 29 qershor
20:00-22:00
“Gardhi” (15’) nga Lendita Zeqiri & “me dasht‘ me dasht‘ me dasht‘” (90’) nga Ilir Hasanaj

E enjte, 20 qershor 2019
20:00-22:00
“Tisa” (21’) nga Valter Lucaj & “Përtej Rrugës” (81’) nga Yll Çitaku

E premte, 21 qershor 2019
20:00-22:00
“Ferdonija” (30’) nga Gazmend Bajri & “Histori Maje Kulmi” nga Gazmend Nela (74’)

E shtunë, 22 qershor 2019
20:00-22:00
“Shok” (21’) nga Jamie Donoghoue & “A Normal Life” (65’) nga Hugo Berkeley dhe Elizabeth Chai Vasarhelyi

E dielë, 23 qershor 2019
20:00-22:00
“Kanarinët e Dinë” nga Kaltrina Krasniqi (17’) & “Babai” (104’) nga Visar Morina