LAJMI I FUNDIT:

Java e filmit në Pogradec

Java e filmit në Pogradec

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë ngre siparin në qytetin e Pogradecit. Për shtatë ditë radhazi në kinemanë verore të këtij qyteti, do të prezantohen 40 filma artistikë edhe dokumentarë nga të gjithë vendet e Ballkanit, duke zbatuar rregullat e distancimit social për shkak të Covid-19-shit

Të ftuarit gjatë këtij viti do të mungojnë në festival, për shkak të rrethanave që janë krijuar nga pandemia e koronavirusit, megjithatë Eno Milkani rrëfen se festivali po zhvillohet që të mos humb tradita e dhjetë edicioneve të kaluara.

“Përpos faktit që do të mungojë kulinaria, do të kemi 40 filma shumë të mirë që i kemi përzgjedhur për t’u shfaqur çdo natë në kinemanë verore të Pogradecit”, shprehet Milkani.


Festivali i Filmit Ballkanik dhe i Kulinarisë do të vijojë gjatë gjithë javës në qytetin e Pogradecit. /Report TV/