Site icon Telegrafi

Java e 27-të e shtatzënisë: Jeni në fund të tremujorit të dytë, trupi juaj po përgatitet për raundin e fundit dhe ja çfarë ndodh me beben

Ka ardhur java e 27-të e shtatzënisë dhe ja ndryshimet që mund të prisni te kjo javë sa i përket bebes, por edhe juve

Çfarë po ndodh me beben?

Bebja juaj po bëhet më topolake dhe më i trashë! Këtë javë peshon pothuajse 900 gramë (si një kokë lulelakre) dhe është rreth 36-37 cm e gjatë nga koka te këmbët. Aktiviteti i saj i preferuar është ndoshta thithja e gishtit të madh – në këtë mënyrë ajo ushtron muskujt e faqeve dhe nofullave.

Fle dhe zgjohet në intervale të rregullta, hap dhe mbyll sytë. Truri i bebes është shumë aktiv. Edhe pse mushkëritë e saj janë ende të pazhvilluara, ato janë të afta të funksionojnë.

Një bebe e lindur në javën e 27-të kërkon kujdes intensiv në një inkubator, por është e aftë të luftojë për jetën e saj! – transmeton Telegrafi.

Çfarë po ndodh me mamin?

Jeni në fund të tremujorit të dytë! Lëvizni me kujdes për të shmangur rëniet – për shkak të peshës së shtuar, ndjenja juaj e ekuilibrit është disi e shqetësuar. Në përgatitje për lindjen, ligamentet tuaja relaksohen, kështu që mund të ndiheni pak të paqëndrueshme. Ky relaksim dhe lëvizje ndonjëherë mund të shkaktojë dhimbje të mprehta në zonën e legenit, dhe me çdo shtatzëni të re do të jetë më e fortë.

Trupi juaj po përgatitet për xhiron e fundit. Lodhja ndoshta është rikthyer dhe tani mund të vëreni edhe disa simptoma të reja. Përveç dhimbjes së shpinës, mund të përjetoni ngërçe në këmbë. Mitra juaj në rritje shtyp mbi venat që kthejnë gjakun nga këmbët tuaja në zemrën tuaj, si dhe mbi nervat që çojnë nga stomaku në këmbët tuaja. Fatkeqësisht, ngërçet mund të bëhen më intensive ndërsa shtatzënia përparon. Ato janë më të zakonshme gjatë natës, por mund të shfaqen edhe gjatë ditës. Kur kjo të ndodhë, shtrini pulpat – drejtoni këmbën, më pas lëvizni butësisht gishtat e këmbëve përpara dhe mbrapa drejt këmbës. Ecja dhe masazhi i pulpave gjithashtu mund të jenë të dobishëm.

Lexo po ashtu Java e 26-të e shtatzënisë: Bebja hap sytë, dëgjon tingujt e mjedisit dhe nëna duhet t'i kushtojë vëmendje këtyre simptomave

Çfarë duhet të bëni?

▪ Gjeni dikë që t’ju ndihmojë. Duke marrë parasysh që dita ditës po bëheni më e rëndë dhe më të paqëndrueshme, punët e shtëpisë po bëhet gjithnjë e më problem për ju. Pra, kërkoni nga një anëtar të familjes që të bëjë pastrimin për ju, ose, nëse buxheti juaj ju lejon, paguani një grua që të pastrojë shtëpinë. Edhe pas lindjes së foshnjës, ndihma shtesë do të jetë e mirëseardhur kur bëhet fjalë për gatimin, pastrimin e shtëpisë, rregullimin e shtretërve dhe hekurosjen e rrobave. /Telegrafi/

▪ Njihuni me ushtrimet Kegel. Nëse nuk e keni bërë ende, është koha të filloni të bëni ushtrime për dyshemenë e legenit për të forcuar muskujt e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version