LAJMI I FUNDIT:

Java e 15-të në Superligën e Kosovës ndan ‘shapin nga sheqeri’ – renditja ndahet në dy pjesë

Java e 15-të në Superligën e Kosovës ndan ‘shapin nga sheqeri’ – renditja ndahet në dy pjesë

Superliga e Kosovës ka mbyllur javën e 15-të, ku nuk munguan rezultatet befasuese, ndërsa renditja është ndarë në dy pjesë.

Në fillim të këtij shekulli nga gazetarët tanë sportivë, shpesh përdorej titulli: “Ndahet shapi nga sheqeri”, duke përshkruar renditjen tabelore, kur ndahej në dy pjesë, gjë që po ndodh tani në këtë edicion të Superligës së Kosovës.

Drita ka bërë një hap të madh tutje drejt titullit të kampionit, duke krijuar tashmë epërsi me ndjekësit, posaqërisht pas fitore ndaj Ballkanit si mysafir me rezultat 3-2.


Befasinë më të madhe e shkaktoi Feronikeli 74 që mposhti Suharekën me rezultat 3-1 në “Rexhep Rexhepi”.

Në anën tjetër, Llapi nuk ka arritur të marr më shumë se një barazim ndaj Ferizajt (1-1).

Prishtina mori një fitore të madhe ndaj Dukagjinit si mysafir me rezultat 1-0, ndërsa me të njëjtin rezultat si mysafir fitoi edhe Malisheva ndaj Gjilanit.

Drita është lider me 34 pikë, duke krijuar një epërsi prej gjashtë pikësh me ndjekësin më të afërt, Malishevën që ka 28 pikë.

Ballkani ka mbetur i treti me 26 pikë, një më shumë se Prishtina që ka 25 pikë dhe mban vendin e katërt.

Këto skuadra duket se do të luftojnë për pozitat e para që dërgojnë në Evropë, ndërsa pjesa tjetër nga vendin i pestë deri në vendin e nëntë kanë vetëm tri pikë diferencë.

Suhareka është e pesta me 19 pikë, ndërsa Gjilani, Llapi dhe Dukagjini kanë nga 17 pikë në pozitat gjashtë, shtatë dhe tetë.

Me 16 pikë, Ferizaj është në vendin e nëntë, ndërsa Feronikeli 74 edhe përkundër fitores mbetet i fundit me vetëm 6 pikë.

Në javën e ardhshme takohen: Drita – Dukagjini, Ferizaj – Ballkani, Malisheva – Feronikel 74, Prishtina – Gjilani, Suhareka – Llapi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Superkompjuteri ndryshon shanset e tetë ekipeve në Ligën e Kampionëve – tani ka një favorit të ri dhe një Real Madrid të ‘vdekur’

Superkompjuteri ndryshon shanset e tetë ekipeve në Ligën e Kampionëve – tani ka një favorit të ri dhe një Real Madrid të ‘vdekur’

Perez e ftoi Ancelottin për një takim urgjent pas humbjes turpëruese ndaj Arsenalit - zbulohen detajet se çfarë biseduan

Perez e ftoi Ancelottin për një takim urgjent pas humbjes turpëruese ndaj Arsenalit - zbulohen detajet se çfarë biseduan

Heroi i Arsenalit hyri në dhomat e zhveshjes së mbretërve pas fitores ndaj Real Madridit, kishte vetëm një kërkesë

Heroi i Arsenalit hyri në dhomat e zhveshjes së mbretërve pas fitores ndaj Real Madridit, kishte vetëm një kërkesë

Notat e lojtarëve, Barcelona 4-0 Borussia Dortmund: Treshja e sulmit katalunas pothuajse perfekt

Notat e lojtarëve, Barcelona 4-0 Borussia Dortmund: Treshja e sulmit katalunas pothuajse perfekt

Juventusi do t'i largojë tre sulmues, ka listën gati për afrimet në afatin kalimtar veror

Juventusi do t'i largojë tre sulmues, ka listën gati për afrimet në afatin kalimtar veror

Kalo në kategori