Kryetari aktual i Skenderajt Bekim Jashari, ka thënë se orientimi politik i tij vazhdon të mbetet i pavarur, ndërsa vendimi për të kandiduar edhe për një mandat në udhëheqje të Skenderajt, Jashari thotë se e ka marrë bazuar në kërkesat e qytetarëve.
Jashari, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, “Tani kur po bëhen publike kandidaturat e partive politike për kryetar të Skenderajt, deklaroj me sinqeritetin më të madh që as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk kemi pasur asnjë takim, asnjë të vetëm, me ndonjë parti politike për të kërkuar mbështetje apo tërheqje të kandidaturave të tyre”, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Jasharit:
“Të dashur qytetarë,
Siç e dini, orientimi im politik që nga kandidimi për kryetar të komunës së Skenderajt në vitin 2017, ka qenë dhe mbetet i pavarur.
Vendimin për të kandiduar edhe për një mandat në udhëheqje të Skenderajt e kam marr bazuar në kërkesat e qytetarëve, bashkëqeverisjen e mirë që kemi ndërtuar, përkrahjen masive dhe
vizionin për të krijuar zhvillim ekonomik e mirëqenie për të gjithë.
Kështu bashkëpunimin dhe përkrahjen vazhdoj ta kërkoj vetëm nga qytetarët, nga sovrani që vendos për fatin e komunës sonë për 4 vitet e ardhshme.
Tani kur po bëhen publike kandidaturat e partive politike për kryetar të Skenderajt, deklaroj me sinqeritetin më të madh që as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk kemi pasur asnjë takim, asnjë të vetëm, me ndonjë parti politike për të kërkuar mbështetje apo tërheqje të kandidaturave të tyre.
Për këtë ju garantoj sepse, për asnjë çmim apo rezultat nuk kam pranuar dhe nuk pranoj që të kandidoj si i nominuar nga ndonjë parti politike, me gjithë respektin për secilën prej tyre.
Të dashur qytetarë, ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen e fuqishme që keni ndaj meje dhe rrugës sonë të përbashkët për zhvillimin e komunës tonë.
Me 17 tetor do të dëshmojmë që Skenderaj është i bashkuar dhe vizionar për të ardhmen tonë, në jetësim të idealit të dëshmorëve e heronjve për zhvillim ekonomik e mirëqenie për të gjithë.
Me sovranin kam të vetmin koalicion dhe të vetmit i shërbej deri në frymën e fundit!”, ka shkruar Jashari.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, sot ka bërë të ditur se është tërhequr nga gara për të parin e Komunës së Skenderajt.
Mehani në një postim në Facebook shkruan se tërhiqet nga gara me arsyetimin se nuk do të garojnë kur përballë iu vihet Familja Jashari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë