LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Shteti ka dështuar ta mbrojë gruan e vrarë, policia e prokuroria duhet ta bëjnë vlerësimin e rrezikshmërisë

Jashari: Shteti ka dështuar ta mbrojë gruan e vrarë, policia e prokuroria duhet ta bëjnë vlerësimin e rrezikshmërisë

Ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se shteti është fajtor për mungesën e mbrojtjes ndaj gruas 35 vjeçare e cila u vra të mërkurën mbrëma në oborrin e QKUK-së.

E drejta për te jetuar, sipas Jasharit, është e garantuar nga ligjet e Kushtetutës së Kosovës, derisa ka shtuar se institucionet e vendit kanë dështuar t’i ofrojnë siguri viktimës.

“E padiskutueshme që shteti ka dështuar, e drejta për jetë është e garanci e ofrume edhe prej Kushtetutës së vendit….Shteti ka pas informacione që jeta është në rrezik, nëse ka informacione ka përgjegjësi më të madhe për të ofru mbrojtje”, ka thënë ai në “Five”.


Jashari ka theksuar se Kosovës, nuk i mungon korniza ligjore, por i mungon implementime i tyre.

Ai e ka thënë se vlerësimin e rrezikshmërisë duhet ta bëjë policia në bashkëpunim me prokurorin.

“Personave që iu ka shqiptu një urdhër-mbrotje supozohet të ju vendoset një lloj byzylyku, që në rast se ju afrohet viktimës, policia të reagojë. Është në fuqi që nga viti 2015. Asnjëherë nuk është zbatu ky ligj, asnjë institucion nuk ka marrë përgjegjësi për zbatimin e tij”, ka thënë ai./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori