LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Të mbështeten edhe mësimdhënësit me nga 100 euro, sikurse mjekët dhe policët

Jasharaj: Të mbështeten edhe mësimdhënësit me nga 100 euro, sikurse mjekët dhe policët

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, është shprehur se punëtorët e arsimit janë duke kërkuar që të trajtohen njësojë sikurse mjekët dhe policët sa i përket ndihmës me mjete në periudhën e pandemisë.

“Punëtorët tash po kërkojnë që ashtu siç u veprua me të tjetër – si maltelbardhët dhe policinë, të ketë mbështetje edhe për personelin arsimor. Kërkesa është që të veprohet si me policinë edhe me arsimtarët dhe të kenë mbështetje prej 100 euro në muaj, edhe për rrezikshmërinë”, është shprehur Jasharaj, për Klan Kosova.

“Kemi numër të madh të të prekurve. Shërimi ka kushtuar goxha shumë. Me 30 dhjetor kemi pasë takim me Ministrin Ramë Likaj dhe i kemi treguar se kërkesat janë nga punëtorët e arsimit. Presim takim me kryeministrin, presim të jetë javë aktive dhe të gjendet mundësia që edhe punëtorët e arsimit ta kenë një mbështetje”, tha ai.


Jasharaj ka thënë se presin përgjigje pozitive nga Kryeministri Avdullah Hoti që t’i presë në takim.

“Uroj qe edhe kontrata kolektive të nënshkruhet javën e ardhshme. Në komunikim me kolegët janë shtuar kërkesat që të ndihmohen punëtorët e arsimit dhe nëse prolongohet kontrata kolektive atëherë këshillimi drejtues i SBASJK mund ta obligojë stafin që të shkojmë me veprime sindikale”, tha kryesindikalisti i arsimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori