LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Nesër nuk do të ketë zëvendësim të orëve, fillon pushimi pranveror

Jasharaj: Nesër nuk do të ketë zëvendësim të orëve, fillon pushimi pranveror

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se nesër nuk do të ketë kompensim të orëve. Në një prononcim për Telegrafin, ai ka theksuar se qëndrimi i SBASHK-ut për kompensimin e orëve mbetet i njëjtë, se nuk do të ketë kompensim. Sipas tij, nga nesër fillon pushimi pranveror dhe siç theksoi presin që nxënësit të kthehen me energji të reja.

“Qëndrimi ynë mbetet i njëjtë sepse ne e respektojmë vendimin e Këshillit Drejtues, si organi më i lartë në mes dy kongreseve i SBASHK-ut. Vendimi është i prerë, kompensim të orëve të humbura nuk ka. Ajo që dihet është se nesër fillon pushimi pranveror. Ne iu dëshirojmë fëmijëve pushim dhe vikend të këndshëm, dhe presim që pas pushimit të kthehen me energji të reja”, ka thënë ai.

Jasharaj theksoi se paralajmërimi për grevë nga SBASHK-u mund të ndodhë nëse i’u bëhet presion mësimdhënësve për kompensim.


“Paralajmërimin për grevë e kemi dhënë nëse do të ketë presione të vazhdueshme mbi mësimdhënësit e Kosovës, se ata obligativisht, apo me urdhra të shkojnë në shkollë. Në të tilla situata ne do të reagojmë, dhe nëse presionet e tilla vazhdojnë ne do ta rikthejmë grevën, sepse ne grevën vetëm e kemi pezulluar, nuk e kemi mbyllur. Greva mund të riaktivizohet pas presioneve ndaj mësimdhënësve”, ka deklaruar ai.

Sipas tij drejtoritë arsimore dhe drejtorët e shkollave nuk duhet tu bëjnë presione mësimdhënësve.

“Drejtoritë arsimore dhe drejtorët e shkollave kanë marr një detyrë të gabueshme, sepse vendimi është i ministrit. Ata duhet të kujdesen që të jenë sa më afër mësimdhënësve e të mos bëjnë presione, ngase vendimi i ministrit tani më nuk bazohet në ligj. Për këtë SBASHK-u e ka dërguar padinë në Gjykatë, dhe ne do të veprojmë në bazë të vendimit që do të sjell institucioni i drejtësisë”, është shprehur ai.

Telegrafi ka kontaktuar Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për të marrë një prononcim lidhur më këtë, por nuk ka marrë përgjigje.

Ndërsa në kalendarin për vitin shkollor 2018/2019, pushimi pranveror figuron nga data 01.04.2019-05.04.2019.

Kurse Kuvendi i Kosovës të enjten ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për kompensimin e orëve të humbura. Shefi i grupit Parlamentar të Nisma socialdemokrate, njëherësh propozuesi për mbajtjen e kësaj seance Bilall Sherifi, ka thënë se si Kuvend nuk po e urdhërojnë askënd, por duan të gjendet një zgjidhje në mënyrë që nxënësit mos të humbin.

Për shkak të mungesës së kuorumit, kjo seancë nuk ka mundur të votojë projekt rezolutën për kompensimin e orëve të humbura nga SBASHK-u./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori