LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Nëse Qeveria reflekton, gjatë fundjavës mund të arrihet marrëveshja

Jasharaj: Nëse Qeveria reflekton, gjatë fundjavës mund të arrihet marrëveshja

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, pret nga Qeveria të mos këmbëngulë dhe të marrë parasysh kërkesat e sindikatave.

Ai pas takimit në Këshillin Ekonomik Social, është pyetur se a “do të lëshojnë pe” në kërkesën e tyre për 100 euro.

Ai u shpreh optimist pas këtij takimi se në vikend do të arrihet marrëveshja.


“Nuk mund të flas tani se janë njerëzit e tjerë që i bëjnë këto planifikime dhe unë besoj që BSPK është e gatshme për dialog. Çfarëdo të bëjë konkretisht unë nuk mund të them se është ekipi i ekspertëve. Atë që neve na thonë njëri prej përfaqësuesve të BSPK-së në takim do të marrë vendimet edhe nga anëtarësia, edhe nga ekipet e ekspertëve dhe do t’ia paraqesim qeverisë. Me urimin që edhe Qeveria mos të këmbëngulë me vendimet e veta 50 dhe pikë. Nëse të dy palët jemi vërtetë për dialog, e shtunja dhe e diela mund të sjellin edhe ndryshime. Nëse jo, atëherë fatkeqësisht do të kemi një situatë që nuk e ndryshojmë as ne”, ka thënë Jasharaj, transmeton KP.

Për më tepër tha se takimi prej tre orësh ishte i vështirë.

“Ishte takim i vështirë, vet fakti që Këshilli Ekonomik nuk është takuar tash e katër muaj, ka pasur tema që janë grumbulluar dhe kishte tema të tjera. Kërkesa jonë është që ulen të shtunën dhe të dielën”, ka shtuar Jasharaj.

Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Social me sindikatat ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ajo e Arsimit, Arbërie Nagavci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori