Jankulloska-Janakieskit në zgjedhjet e 2013: Të shkaktojmë ndonjë aksident që të vonohen shqiptarët
Me dëgjimin e “bombave” të papublikuara në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdoi gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale “Titanik” e cila ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore.
Në salllë të pranishëm janë gjithë të akuzuarit, mes të cilëve edhe Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pjesa më e madhe e “bombave” që janë dëgjuar sot kanë qenë nga data 24 mars 2013, ditën kur janë mbajtur zgjedhjet lokale në vend. Në njërën prej “bombave” dëgjohet se si Mile Janakieski ju lajmërohet njerëzve të tij që të merr informacione në lidhje me daljen e qytetarëve në votime dhe sa janë mundësitë për fitore.
Janakieski ditën e zgjedhjeve ka biseduar edhe me Jankulloskën, të cilën e ka informuar se në orën 04:00 dhe 04:30 dy aeroplan me votues shqiptarë do të aterojnë në Ohër dhe i ka kërkuar mendim se si t’i ndalojnë që të votojnë.
“A t’i mbajmë në aeroport, t’i largojmë shkallët që të vonohen, ose të shkaktojmë ndonjë aksident komunikacioni që të mos mund të kalojnë makina”, e pyet Jankulloska, Mile Janakieskin.
Në seancën e sotme është lëshuar edhe një bombë mes Janakieskit dhe Amdi Bajramit, prej të cilit Janakieski ka kërkuar që të bëjë presion pasi nuk ka pasur dalje të madhe në një vendvotim në Shkup.
Në lëndën “Titanik” akuzohen disa ish-funksionarë të qeverisë së kaluar, të cilët ngarkohen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, dëmtim të së drejtës së votës, blerje votash dhe financim joligjor të fushatës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës