Finalja e Copa Libertadores të shtunën në mbrëmje prodhoi një nga pesë minutat më të çmendura të futbollit që ndoshta kemi parë ndonjëherë.
River Plate ishte duke fituar 1-0 deri në fundin e ndeshjes, por Flamengo ua mori atë nga duart, duke i thyer zemrat e argjentinaseve.
Sulmuesi brazilian Gabriel Barbosa barazoi në minutën e 89-të, përpara se të shënonte edhe një herë dy minuta më vonë.
Futbolli i Amerikës së Jugut gjithmonë garanton argëtim dhe spektakël dhe dita e ditës po fillon të fitojë më shumë popullaritet edhe në të gjithë Evropën.
Finalja e Copa Libertadores madje u shfaq drejtpërdrejt në BBC 2 në Angli, pasi CONMEBOL po kërkon të depërtojë edhe në tregun evropian.
Duke marr parasysh këtë fakt, cilët janë lojtarë që kanë ngritur çmimet më të mëdha të futbollit të klubit, si në Amerikën e Jugut ashtu edhe në Evropë?
Epo, do të habiteni kur do ta kuptoni që vetëm 10 lojtarë kanë fituar si Copa Libertadores ashtu edhe Ligën e Kampionëve në karrierën e tyre.
10 fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Copa Libertadores
Rafinha – Bayern Munich dhe Flamengo
Neymar – Barcelona dhe Santos
Walter Samuel – Inter Milan dhe Boca Juniors
Dida – AC Milan dhe Gremio
Danilo – Real Madrid dhe Santos
Ronaldinho – Barcelona dhe Atletico Mineiro
Juan Pablo Sorin – Juventus dhe River Plate
Cafu – AC Milan dhe Sao Paolo
Carlos Tevez – Man Utd dhe Boca Juniors
Roque Junior – AC Milan dhe Palmeiras
/Telegrafi/