LAJMI I FUNDIT:

Janari, fatal për kritpovalutat, Bitcoin ka “humbur” 44 miliardë dollarë gjatë muajit

Janari, fatal për kritpovalutat, Bitcoin ka “humbur” 44 miliardë dollarë gjatë muajit

Bitcoin po vërteton se kriptovalutat mund ta fshijnë vlerën e tyre me të njëjtin ritëm që e krijojnë. Rënia fatale e muajit janar, fshiu 44.2 miliardë dollarë nga 200 miliardë në vlerë tregu të gjeneruar gjatë vitit të kaluar, që është humbja më e madhe mujore e matur në dollarë, në historikun e shkurtër të aktiveve digjitale.

Analistët thonë se kur bëhet fjala për aktive të rrezikshme dhe që kanë humbur më shumë se 50% të vlerës, rënia do të vazhdojë. Kjo mund të vendosë nën rrezik investitorët që joshen nga rënia dhe blejnë përsëri. Që kur arriti majën në 20 mijë dollarë herët gjatë dhjetorit, kur u prezantuan dhe kontratat për në bursa të rregulluara në Shtetet e Bashkuara, një serë lajmesh negative kanë goditur Bitcoin dhe kritpovalutat e tjera, duke sjellë humbje të mëdha që prej fillimit të 2018-ës.

Një vjedhje prej 500 milionë dollarë të monedhave alternative, në bursën në Tokjo, Coincheck, më 26 janar, shtoi presionet te rregullatorët për të hetuar praktikat e bizneseve brenda kësaj industrie të parregulluar.
Sipas analistëve, Bitcoin pritet të bjerë më tej në 5000 – 6000 dollarë, përpara se të nisë rimëkëmbja në rreth 10 mijë e 15 mijë dollarë. Rrugëtimi do të jetë i vështirë, ndërkohë që autoritetet globale po rrisin mbikëqyrjen e industrisë së kriptovalutave. /Telegrafi/