James Rodriguez pritet të largohet nga Real Madridi me të përfunduar ky edicion.

Anësori kolumbian nuk është më në planet e Zinedine Zidanes, dhe shitja e tij në verë është e paevitueshme.


Sipas asaj që raporton El Universal, agjenti i tij, Joge Mendes është duke punuar që ai të kalojë te rivali lokal i Los Blancos, Atletico Madridi.

james e1571232213240

Një alternativë jetë është që ai të qëndrojë edhe për një sezon në Santiago Bernabeu dhe më pas të largohet si lojtar i lirë në verën e vitit 2021.

Mirëpo, Florentino Perez nuk dëshiron të bëjë një gjë të tillë dhe do ta shesë atë me të përfunduar ky edicion që aktualisht është i suspenduar shkaku i coronavirusit.

Real Madridi po kërkon 40 milionë euro për kartonin e tij dhe Diego Simeone dëshiron të ketë në radhët e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app