Cengiz Under vazhdon të jetë i entuziazmuar pas kualifikimit të Romës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Giallorossët bënë një prej përmbysjeve më të mëdha në histori duke e eliminuar Barcelonën, edhe pse kishin humbur me rezultat 4-1 në ndeshjen e parë.


MessiRoma (Foto: Getty Images)

Mesfushori turk u inkuadrua nga banka rezervë për të asistuar në golin e fitores që i dërgoi në delir tifozët në Stadio Olimpico.

"Jam rritur duke i shikuar videot e Leo Messit", ka thënë Under në një intervistë për Sporx.

CengizUnder 2 (Foto: Getty Images)

"Kështu ka qenë që nga mosha 10-vjeçare. Duke luajtën në fushë me të ishte diçka e papërshkrueshme dhe natyrisht se jam i kënaqur me këtë fitore", ka shtuar ai.

Cengiz e ka nisur karrierën profesionale te Altinordu, ku ka luajtur edhe në Akademinë e të rinjve.

Më pas u transferua te Basaksehiri ku qëndroi vetëm një sezon dhe në korrik të vitit 2017 u transferua te Roma. /Telegrafi/

telegrafi sport app