“Jam ndërtues, kam shumë borxhe”, zbardhet dëshmia e 58-vjeçarit që grabiti bankën në Tiranë

Një bankë e nivelit të dytë ra pre e grabitjes me armë të enjten në Tiranë.
Policia arriti të neutralizojë autorin, B.F, 58 vjeç sapo doli nga banka me çantën me para dhe një automatik tip kallashnikov me të cilin kreu grabitjen.
Në dëshminë e tij para policisë B.F ka thënë se kishte shumë borxhe ndaj kishte tentuar të grabiste bankën.
“Jam ndërtues, kisha shumë detyrime për palë të treta, ndaj u futa për të grabitur Bankën”, mësohet të jetë shprehur B.F. /Euronews.al/
Nga
Telegrafi
12/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































