E eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania ishte Efi dhe largimi i saj nga shtëpia e famshme ka shkaktuar zhurmë të madhe duke u cilësua si padrejtësi.

Ashtu siç ndodh rëndom me banorët e eliminuar, Efi sot (e diel) ishte e ftuar në “Fun Club” për të folur për rrugëtimin e saj në BBVA.


Ajo u e quajti të padrejtë largimin e saj duke thënë se mënyra sesi doli nuk ishte aspak e këndshme.

328622429 1384961455652714 4515755273525463866 n Foto: Screenshot/TikTok

Përveç kësaj, Efi u përball edhe me motrën e rivales së saj më të madhe brenda shtëpisë së famshme, Olta Gixhari, Gerta.

Të dyja kanë nisur një debat të ashpër me njëra-tjetrën me temë kryesor lojën e Oltës në BBVA.

“Nuk kam nevojë për këshilla, sidomos të tuat. Jam mësuar me një si puna jote brenda, nuk më duhesh ti”, i tha Efi-Gertës.

329556552 539426758287525 3660215559376591318 n Foto: Screenshot/TikTok

Vlen të theksohet se Efi ishte e nominuar bashkë me Kiarën dhe Luizin me një televotim që u zhvillua gjatë spektaklit.

Dea Mishel e fitoi garën e inteligjencës dhe çmimi ishte privilegji për të dërguar në nominim tre persona. /Telegrafi/